• Tirane, ofroj vend pune në pozicionin Drejtor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin Drejtor në SOS Fshati i Fëmijëve, Tiranë..

Përgjegjësitë dhe detyrat:
  • Drejtim pedagogjik dhe organizativ të Fshatit,
- Drejtim të stafit të fshatit;
- Asistencë dhe këshillim për SOS nënat dhe fëmijët;
- Implementim të politikave të personelit;
- Përfaqëson SOS-Fshatin e Fëmijëve në komunitet;
- Drejtim të Komuniteteve Rinore
  • Planifikim dhe kontroll të përdorimit efikas të burimeve financiare
  • Raporton te Drejtori Nacional
Kriteret e nevojshme

Ø Të jetë i gatshëm të jetojë në SOS Fshatin e Fëmijëve (me familjen e tij / saj) dhe të marrë pjesë në jetën e Fshatit

Minimumi i kualifikimeve, eksperiencës, aftësive, njohurive

Ø Studime universitare, preferohet në një fushë të përshtatshme siç është menaxhimi, edukimi ose degë të shkencave sociale (punë sociale, psikologji)
Ø Eksperiencë në menaxhim, e preferueshme në sektorin e organizatave joqeveritare ose atë publik. Të paktën 3 vjet eksperiencë praktike në një ose disa nga fushat në vijim: kujdes ndaj fëmijëve/të rinjve, menaxhim i burimeve njerëzore, zhvillim komuniteti, psikologji, edukim
Ø Aftësi drejtuese dhe komunikuese të mira
Ø Njohuri të gjuhës angleze

Karakteristikat individuale

Ø Aftësi drejtuese dhe pune në grup
Ø Aftësi organizative të mira
Ø I aftë të menaxhojë situata të vështira në punë
Ø Eksperiencë në drejtim/financë/buxhetim
Ø Interes të lartë në nevojat dhe zhvillimin e fëmijëve
Ø Bashkëpunim pozitiv me nënat dhe familjet
Ø Të karakterizohet nga ndjenja e durimit dhe mirëkuptimit
Ø Aftësi për të përfaqësuar pozitivisht SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri
Ø Dëshirë për një angazhim afat – gjatë
Ø Fleksibilitet; ndershmëri; mprehtësi
Ø Aftësi për të mësuar dhe zhvilluar në pozicion

Ofrojmë kontratë punësimi të rregullt. Paga dhe kushtet e punës janë atraktive dhe konkuruese në tregun shqiptar të punës.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar jane të ftuar të paraqesin brenda datës 13.12.2008, pranë Zyrës Nacionale të Shoqatës SOS-Fshatrat e Fëmijëve curriculum vitae; kërkesë për aplikim.

Rruga “Pjeter Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tirane


Tel. : +355 4 378 517 ext 18
 


Apply
Back
Top