• Tirane, ofroj vend pune Kuzhinier dhe Pasticier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier/e & ndihmes
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompleksi Taiwan është një nga komplekset argëtuese më në zë të Tiranës. Me një sipërfaqe shërbimesh prej 10.000 metra katrorë dhe vendosur ne qendër të qytetit, ai përfshinë restorante luksoze, bare, bowling, zonë me video game, club e kazino.
Pozicionet per te cilat mund te aplikoni aktualisht jane: Kuzhinier dhe pasticier.

Kerkohet: Kuzhinier (profilizuar ne produktet e mishit)

Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive

Eshte pergjegjes per pergatitjen, gatimin e recetave sipas kerkeses se kryekuzhinierit, ne menyre cilesore dhe te shpejte brenda afateve. Kontrollon cilesine e lendeve te para per gatim dhe cilesine e gatimeve perpara se te serviren. Eshte ne varesi te kryekuzhinierit.

Nder te tjera kryen keto detyra dhe pergjegjesi kryesore :

1. Kryen ne menyre te shpejte dhe cilesore, pergatitjen, gatimin e recetave profilizuar kryesisht ne gatimet me baze mishi
2. Kontrollon cilesine e lendes se pare qe perdoret ne gatim qe te jete sipas standarteve
3. Eshte pergjegjes per cilesine e gatimeve qe pergatit dhe kontrollon cdo pjate perpara se te serviret
4. Perdor sipas udhezimeve te gjithe pajisjet teknike qe ka kuzhina ne perdorim
5. Jep ide ne permiresimin e menuse per pjesen e recetave me baze mishi
6. Informon kryekuzhinierin per gjendjen e stokut dhe nevojat per furnizime
7. Zbaton detyra te tjera qe i ngarkon kryekuzhinieri

Edukimi:

Te kete diplome te shkolles teknike profesionale ne fushen hoteleri-turizem, profili KUZHINIER

Eksperiencë Pune:

Mbi 5 vjet experience si kuzhinier,profilizuar ne gatimet me baze mishi. Perben avantazh eksperienca ne restorante te njohura.

Aftësi:

• Njohuri te shkelqyera te njohjes se produkteve te mishit dhe pergatitjen e recetave speciale te mishit
• Njohuri te shkelqyera te produkteve te kuzhines ne teresi dhe pergatitjen e tyre sipas menuse
• Aftesi te mira organizative per te planifikuar punen dhe perballuar fluksin
• Aftesi te mira bashkepunuese dhe komunikuese
• Aftesi shume te mira nderpersonale
• Aftesi per iniciative, ide dhe risi
• Te kete ndjenje pergjegjesie dhe integritet te larte ne pune
• Te jete fleksibel me oraret e punes

Kerkohet Pastiçier
KERKESAT PER POZICIONIN

• Te kete mbaruar shkollen profesionale per Kuzhine (preferohet specializim ne pasticeri);
• Te pakten mbi 4 vite eksperience si pastiçier;
• Te jete kreativ ne pergatitjen dhe kombinimin e ushqimeve;
• Te kete njohuri ne pergatitjen e akullores;
• Te kete aftesi te mira komunikimi;
• Te kete njohuri per gjuhe te huaja, anglisht dhe italisht;
• Te kete punuar ne restorante te njohura.


PERGJEGJESITE

• Inspekton vendin dhe mjetet e gatimit per ruajtur nivelin e larte te higjenes dhe pastertise;
• Peshon, mat dhe mikson perberesit sipas recetes;
• Observon dhe teston ushqimet e pergatiturame qellim per ruajtur standartin e kerkuar te gatimit;
• Rregullon ushqimet e gatuara ne pjata sipas sasise se percaktuar dhe i ben gati per servirjen;
• Rregullon dhe ruan temperaturat e vendeve te ushqimeve (frigorifer, sobe, furre, tenxhere, etj);
• Aprovon te gjitha ushqimet e pergatitura qe dalin nga kuzhina;
• Monitoron ne menyre te vazhdueshme shijet e ushqimeve me qellim per te ruajtur standartin e kerkuar;
• Vlereson konsumimin e pritshem te ushqimit dhe ben kerkese per blerjen e asortimente te mbaruara;
• Koordinon dhe supervizon pune e ndihmes kuzhiniereve;
• Bashkepunon me Shefin e Kuzhines per hartimin e recetave dhe menuve te reja;
• Bashkepunon me Shefin e Kuzhines ne vleresimin e cmimeve per menute;

Menyra e aplikimit:
Ju lutemi dergoni cv-te tuaja me adresen: taiwan_shpk@yahoo.com ose mund te paraqiteni me cv-te tuaja me foto ne zyrat tona ne adresen: Parku “Rinia”, Kompleksi “Taiwan”.
 


Apply
Back
Top