• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes .
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një Dyqani të suksesshëm që operon në Tiranë, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER DYQANI​

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarevajtjen e tij në përputhje me standartet e vendosura nga punëdhënësi.
Qëllimi kryesor i punës së menaxherit të dyqanit është te përpiloje dhe realizoje target-et e shitjeve.
Për arritjen e këtyre objektivave menaxheri i dyqaneve ka përgjegjesinë kryesore që lidhet me:
o funksionimin e dyqanit;
o menaxhimin e stafit të dyqanit;
o mirëmbajtjen e mallit
o kontrollin e kasës;
o arkëtimet dhe inventarin;
o shërbimin ndaj klientit;
o imazhin e dyqanit;

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

Detyra manaxheriale


• Përgatit buxhetin e shitjeve dhe ndjek realizimin e tij në cilësi dhe sipas afateve të parashikuara;
• Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;
• Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga punëdhënësi;
• Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas objektivave të vendosura;
• Përpilon dhe raporton te punëdhënësi në kohë për problematika të caktuara në dyqan në lidhje me stafin dhe klientet;
• Merret me ҫështjet e stafit duke bërë vlerësimin periodik të performancës, intervistimin e stafit te ri, ofron dhe propozon trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional për stafin e dyqanit nëpërmjet: trajnimit formal, trajnimit jashtë kompanisë, instruksioneve në baze ditore;
• Bën prezantimin e dyqanit dhe politikave të tij për punonjësit e rinj dhe organizon procesin e trajnimit në lidhje me të;
• Kujdeset që të zbatohen me përpikmeri kërkesat e klientëve në kohë dhe në cilësi;
• Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e dyqanit/mallit duke bashkëpunuar ngushtë me punëdhënësin dhe duke marrë aprovim prej tij;
• Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit; i paraprin në avancë dhe kupton interesat dhe tendencat e klienteve dhe monitoron në mënyrë të qëllimshme ecurinë e konkurencës;
• Sugjeron/propozon tek eprori ide dhe inisiativa për përmirësimin e biznesit;

Detyra marketing

• Përgatitja e buxhetit dhe elementeve marketing ne perputhje me objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetore;
• Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e shërbime duke bashkëpunuar ngushtë dhe duke marrë aprovimin nga punëdhënësi;
• Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit;
• Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet;
• Organizon anketime me klientet për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
• Menaxhimi i kanaleve sociale të medias dhe sigurohet që të gjitha informacionet të jenë të azhornuara;

Detyra operacionale

• Përgatit proçesverbalin e aseteve dhe artikujve në dyqan;
• Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që të ndiqet rregullat perkatese me përpikmeri; firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon mbylljen e gjëndjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;
• Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe propozon masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara.
• Përpilon me përgjegjesi listë prezencat mujore të stafit, duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë drejtim (orarin normal të punës, orët jashtë orarit, ditët e festave zyrtare, lejet e zakonshme, etj), së bashku me kalkulimin e borderove dhe kërkon miratimin nga punëdhënësi;
• Siguron zbatimin e standarteve te paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan; të rregullit dhe pastërtisë në dyqan, paraqitjen e vitrinave, paraqitjen e stafit në varësi, të funksionimit të përditshëm të dyqanit si dhe të shërbimit ndaj klientit;
• Planifikon materjalet e punës për tu blerë (kancelari, artikuj marketingu, etj) gjithashtu bën planifikimin e të gjitha materjaleve që kanë të bëjnë me higjenën dhe pastërtinë në dyqan;
• Asiston vetë në shitje sa herë që është e nevojshme;
• Negocion uljen e ҫmimit të artikujve sa herë është e nevojshme duke ruajtur limitet e miratuara nga punëdhënësi;
• Mban përgjegjësi për inventarin e mallit në dyqan;
• Përpunon të gjithë informacionin në lidhje me diferencat e furnizimeve dhe të mallrave të dëmtuar apo me problem;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë universitare në Administrim Biznesi (e preferueshme);

Eksperiencë pune: Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në menaxhim dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:
• Aftësi shumë të mira lidershipi në mënyrë që t’i mbajë punonjësit të motivuar, të zgjidhë konfliktet midis tyre;
• Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht, të shkruar po ashtu dhe nëpërmjet telefonit, me vartësit dhe me klientët;
• Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe përcaktim prioritetesh;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
• Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 16 Tetor 2015

JU MIREPRESIM!



DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top