• Tirane, ofroj vend pune Agjent(e) Udhetimi

SAVATOURS eshte nje nga kompanite me prestigjoze ne Shqiperi ,Kosove dhe Maqedoni e cila operon ne fushen e turizmit qe prej vitit 2004.

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Roli kryesor i nje agjenti udhetimesh eshte te ndihmoje klientet ne planifikimin dhe realizimin e nje pakete turistike duke iu pershtatur kerkesave specifike te tij si dhe buxhetit. Nje agjent udhetimi keshillon klientin per destinacionin , vendet qe duhet te vizitoje,eventet e ndryshme si dhe zakonet dhe karakteristikat e cdo vendi.

FUNKSIONET THELBESORE TE PUNES:

• Promovimi dhe marketingu i produktit
• Identifikimi dhe vendosja e kontakeve me klientet
• Te ndertoje mardhenie me klientet, te degjoje dhe ti pershtatet kerkesave si dhe ti pergjigjet ankesave dhe sugjerimeve te tyre
• Te jete ne gjendje te japi udhezime mbi sistemin e vizave apo pashaportave.
• Te menaxhoje sa me mire buxhetet
• Te mbaje statistika dhe rekordet financiare
• Te planifikoje
• Te shese paketa,bileta avioni,trageti,autobusi si dhe policat e sigurime
• Te mbaje dhe zhvilloje marredhenie te shendosha me partneret aktuale.
• Te levizi neper rrethe ose ne Kosove apo Maqedoni sipas nevojave te zyres.
• Zhvillimi i marredhenieve me klient te rinj.

KRITERET:
• Diplome ne Turizem,Gjuhesi, Administrim Biznesi, ose/dhe Marketing
• Njohje e sistemit Amadeus ose Galileo (opsionale)
• Njohje shume e mire e gjuhes angleze; Njohja e gjuheve te tjera do te konsiderohet si kualifikim shtese (gjuhe e folur dhe e shkruar);*
• Aftesi negociuese*
• I/e afte dhe me deshire per te punuar nen trysni;
• I/e afte te mari vendime dhe pergjegjesi*
• Njohuri shume te mira te paketes Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);


AFTESI DHE NJOHURI:

• Aftesi negocimi*
• Njohuri Tregu*
• Komunikues i forte / influencë
• Analitike & Strategjik*
• Fleksibel
• Vleresohen shume personat me eksperienca personale udhetimi dhe mbi te gjitha ata qe kane aftesi te planifikojne vete ne menyre te pavarur pushimet e tyre apo te miqve te tyre.


Procedura e Aplikimit:
Kandidatet e kualifikuar duhet te aplikojne me email ne adresen hr@savatours.com.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!
 


Apply
Back
Top