• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues shitjesh për pajisje mjekësore veterinare

eppc kërkon një Përfaqësues shitjesh për pajisje mjekësore veterinare për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë me prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend.

Kandidati ideal duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale dhe aftësi shitëse. Të jetë person korrekt, i organizuar dhe në gjendje që të krijoj dhe mbajë marrëdhënie te mira biznesi.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Identifikimi i klientëve dhe vendosja e kontakteve me ta;
2. Prezantimi i produkteve & pajisjeve mjekësore veterinare tek klientët;
3. Raportime periodike për drejtuesit në lidhje me ecurinë e shitjeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;(e preferueshme në Mjekësi Veterinare)
• Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Greke; (domosdoshmëri)
• Përvojë në shitje, jo më pak se 2 vjet; (e preferueshme në fushën e veterinarisë)
• Te njoh mirë MS Office (Word, Excel, Power Point);
• Të ketë leje drejtimi automjeti;
• Të jetë mbi 25 vjeç;
• Të jetë i organizuar dhe me iniciativë.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues shitjesh për pajisje mjekësore veterinare;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: CEO;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse + makinë, etj);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 25.10.2015

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top