• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh dhe Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes .

Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!

Ne emer te nje kompanie te suksesshme qe operon ne Tirane, ne fushen e shtypshkrimeve dixhitale dhe dizajnit, ne po kerkojme kandidate ne pozicionin:

AGJENT SHITJESH DHE MARKETINGU

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE:

• Hartimi dhe implementimi i fushates të marketingut në përputhje me objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe javore ;
• Pregatit dhe koordinon aktivitetet e marketingut për të promovuar produktin dhe shërbimet e kompanisë te klientet;
• Manaxhimi i te gjitha kanaleve sociale te medias (Fb, linkedin, email-marketing) te kompanise dhe gjetja e menyrave me te mira per te arritur te klienti;
• Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, dhe ia prezanton ato menaxhimit të kompanisë;
• Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe permiresimin e njohjes se Brand-it;
• Pergjegjes per rishikimin e përmbajtjes se website-it te kompanise dhe sigurohet se të gjitha informacionet ne te jane te azhornuara;
• Pergatitja e nje database per klientet dhe rifreskimi I herepashershem I tij;
• Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj, planifikon numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të përcaktuar potencialin e tyre blerës;
• Gjetja e klienteve te rinj, organizimi i takimeve prezantimi i produkteve, cmimeve dhe mbyllja e porosise;
• Mirembajtja e marredhenieve me klientet ekzistues;
• Detyra te tjera qe i caktohen;

KUALIFIKIMET, AFTËSITË, NJOHURITË, EKSPERIENCA:

• Diplomë universitare në degen e Marketingut,
• Ekperiencë e moderuar pune në fushen marketing,
• Të posedojë njohuri të zgjeruar të teknikave dhe koncepteve të marketingut,
• Të njoh gjuhën angleze (një gjuhë e dytë përbën përparësi),
• Të jetë krijues, energjik, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i aftë të zgjidhë probleme,
• Të kryejë në kohë detyrat e caktuara,
• Aftesi shume te mira komunikuese,
• Aftësi te mira ne Paketen Office dhe avantazh perben njohja e programeve te design-it,
• Të mendoj në mënyrë kreative dhe të jetë sa me fleksibël,
• Të jetë i organizuar dhe metodik, i motivuar, proaktiv dhe të ndërmarrë iniciativa,
• Të ketë aftësi të larta profesionale, bindëse dhe diplomatike,
• Aftësi për të shërbyer si një faktor i ndryshimit,
• Të ketë aftësi organizuese të detyrave,
• Të zbatojë me përpikmëri detyrat dhe të raportojë tek eprorët,
• Të jetë i përkushtuar dhe fleksibel me oraret .


Mirepresim te gjithe kandidatet e interesuar te cilet mund te dergojne aplikimin e tyre, ( leter shoqeruese dhe cv) ne adresen : rekrutime@dimensionhr.al
Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste
JU MIREPRESIM!
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 24 Shtator 2015

DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al

Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484


Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top