• Tirane, ofroj vend pune Arketar

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën e organizimit të eventeve, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

ARKËTAR​

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Arkëtari është përgjegjës për qarkullimin e parave në përputhje me dokumentacionin financiar dhe siguron saktesinë e gjendjes fizike të tyre. Suporton financieren në lidhje me pregatitjen e setit të dokumentave financiare.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

1. Regjistrim & Shperndarje
• Arkëton xhiron ditore nga shitësit dhe bën pagesa për furnitorët;
• Regjistron të gjitha veprimet e arkës në librin e arkës duke u siguruar që gjendja fizike rakordon me librin e arkes;
• Për ҫdo pagesë dhe arketim sigurohet që mandatet të mbajnë firmën e tij dhe të personit që arkëton ose tërheq fondet;
• Përgatit dhe shpërndan pagat e punonjësve ҫdo fund muaji duke i vendosur ato në zarfe të veҫanta dhe duke ruajtuar privatësinë e secilit punonjës;

2. Kontrolle dhe rakordime
• Numëron në fund të ditës gjendjen e arkes për të verifikuar lëvizjet dhe gjendjen ditore;
• Rakordon ҫdo ditë nëpërmjet librit të arkës, gjendjes kontabël dhe asaj fizike;
• Jep raporte për gjendjen e arkës tek Financieri, Administratori dhe/ose Menaxheri i Finances;

3. Ndjekje veprimesh me bankën
• Kryen transaksione në bankë sipas urdhër pagesave të firmosura nga Menaxheri i Financës, Administratori;
• Kryen depozitime në bankë me urdhër të Financierit;
• Kërkon dhe tërheq periodikisht statementet mujore nga bankat;

4. Objektiva specifike
• Asiston Financieren në përgatitjen e setit të dokumentave të pagesave (fotokopje faturash, dokumente mbeshtetese etj);
• Ndjekja dhe rakordimi i arkës fizike me atë kontabël;
• Detyra të tjera që i ngarkohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:


Edukimi:
Diplomë Universitare në Ekonomi (e preferueshme);

Eksperiencë pune:
Të ketë experience punë 1-2 vjet si arkëtar;

Aftësi:
• Të njohë mirë programet e paketës office, email etj
• Të ketë aftësi shumë të mira llogaritese,
• Të jetë sa më korrekt dhe i përpiktë
• Të bashkëpunojë me stafin për të gjitha detyrat
• Të jetë etik-e në marrëdhënie me kolegët
• Të rruaj konfidencialitetin në marrëdhëniet e punës


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shtator 2015

JU MIREPRESIM!



DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al


Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top