• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një Grupi të sukseshëm që operon në fushën e në aktiviteteve për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët:

MENAXHER PROJEKTI​

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i projektit është përgjegjës për mbikëqyrjen, koordinimin, implementimin dhe përfundimin e projekteve specifike. Siguron bashkërendimin e implementimit të fazave të ndryshme mes aktorëve të përfshirë në realizimin e projektit dhe zhvillimit proaktiv të strategjive të investimit. Siguron asistencë dhe analiza në hapat që do të ndërmerren për të bërët të mundur ligjërisht projektin.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Bashkërendon marrëdhëniet dhe komunikimin me autoritetet vendore për projekte të ndryshme, për lejet, liçensat dhe aplikimet e nevojshme gjatë fazave të zhvillimit të projektit.
• Kujdeset për ruajtjen e marrëdhënies dhe koordinimin me konsulentë të jashtëm të projektit.
• Përgjegjës për bashkërendimin me studiot projektuese gjatë gjithë marrëdhënies me to për finalizimin e detyrave dhe harmonizimin e reflektimin e ndryshimeve.
• Kryen analiza, identifikon problematika, rekomandon shërbime, asiston në implementimin e projektit duke ofruar suport analitik, praktik dhe ndjekje në terren minimalisht 2 ditë në javë.
• Vlerëson riskun i cili përfshin krahasimin e riskur të vlerësuar me kritere të vendosura nga kompania, të tilla si: kosto, kërkesa ligjore, faktorë të ambjentit dhe vlerësimi i mënyrës së mëparshme të manaxhimit të riskut nga kompania.
• Përpilon në bashkëpunim me Departamentin e Financës buxhetin e projektit, nevojës për financim/investim dhe nivelin e shpenzimeve të pritshme.
• Kujdeset për matjen dhe raportin e kthimit financiar si dhe përfitimeve të tjera jo financiare.
• Pjesëmarrës në ndërtimin e planeve strategjike afatgjata dhe implementimin e planeve strategjike operacionale.
• Koordinon proçeset për ngritjen e infrastrukturës mbështetëse në projektet e zhvillimit të pronës.
• Kujdeset dhe ndjek kryerjen e Due Diligence sipas fazave dhe afateve të parapërcaktuara.
• Kujdeset për raportimin mbi vijueshmërine e projektit pranë Shefit të Departamentit të Projekteve;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare

Eksperiencë pune: Minimumi 2-3 vjet eksperiencë në menaxhimin e projekteve, marketing, shitje, etj;

Aftësi:
• Të jetë i aftë në proçeset e planifikimit dhe të organizmit të punës
• Të ketë aftësi të mira komunikuese;
• Të dijë të punojë në grup;
• Të zotërojë aftësi negociuese;
• Të dijë të manaxhojë konfliktet;
• Të jetë tolerant ndaj stresit;
• Të jetë fleksibël për lëvizje në terren kundrejt kërkesave të projektit;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 18 Shtator 2015

JU MIREPRESIM!​


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al


Tel. : 042255566

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top