• Tirane, ofroj vend pune Jurist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kërkohet që kandidati:
-Të mbledhë të dhënat dhe analizojë kontekstin e marrëdhënieve që duhen rregulluar midis palëve të ndryshme, të një projekti apo organizate, të konceptojë kornizën e mirërregullimit të këtyre marrëdhënieve në makro si dhe të realizojë konkretisht draftimin e akteve, negocimin e kushteve të tyre ndërmjet palëve, e deri në finalizimin, miratimin, dhe regjistrimin e duhur të akteve sipas kërkesave detyruese për zbatim.
-Të realizojë (si pjesë e grupit të punës) konceptimin e sistemit të manaxhimit të riskut brenda një oganizate apo projekti, duke ngritur kornizën e manaxhimit të riskut, vënien në funksionim dhe mirëmbajtjen e sistemit.
-Të realizojë (si pjesë e grupit të punës) konceptimin e sistemit të ‘mbrojtjes’ së një organizate private, duke konceptuar e draftuar të gjitha aktet e nevojshme për këtë qëllim, deri në vënien në funksionim e mirëmbajtjen e sistemit.
-Të realizojë (si pjesë e grupit të punës) rikonceptimin e proceseve që kryen një organizatë private gjatë funksionimit të strukturës dhe ushtrimit të aktivitetit të saj, duke analizuar situatën ekzistuese dhe duke propozuar zgjidhjet më të mira për ndryshim, dhe në vijim hartimi i procedurave përkatëse që zbatohen nga strukturat e organizatës.
-Të dëshirojë të mësojë akoma më shumë (in-depth) si dhe të kryejë kërkime për ide novatore, duke zgjeruar njohuritë dhe potencialet në fushat e mësipërme.

Kërkesat kryesore për kandidatin
-Të ketë titullin jurist dhe të ketë minimumi 3-5 vite eksperiencë pune në fushën e rregullimit të marrëdhënieve të ndryshme ndërmjet palëve, në një projekt apo organizatë.
-Të ketë njohuri dhe përvojë nga fusha të ndryshme (jo vetëm ligjore), si manaxhimi i riskut & mbrojtja e një organizate, si dhe mbi hartimin e proceseve & procedurave të një organizate.
-Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office.
-Të dijë shumë mirë gjuhën angleze.


Aplikantët duhet të dërgojnë :

-Letër interesi (cover letter) ku përmblidhen në një faqe:
emër/mbiemër, adresa, nr.tel, e-mail, data
detajo pse keni interes për këtë pozicion pune
provoni që dispononi aftësitë për të përmbushur nevojën për këtë pozicion
vitet e eksperiencës & aftësitë personale të zhvilluara
evidento fushat e ndryshme të njohurive e përvojës që dispononi
arritjet kryesore apo sukseset (specifiko në cilin pozicion dhe emrin e punëdhënësit)

-CV
Rezyme (shkurt & konciz, s’ka rëndësi renditja kronologjike, nuk kërkohet e gjithë karriera)
shkurt mbi edukimin

contact: Jobs@first.al
 


Apply
Back
Top