• Tirane, ofroj vend pune Inspektor i rrjetit

Përshkrimi


ABISSNET eshte shoqeria e dyte me e madhe ne vend qe kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Post Vakant : Inspektor Rrjeti
Pershkrimi i punes

Inspektoriati i Rrjetit kryen monitorimin dhe ruajtjen fizike të rrjetit dhe nyjeve të rrjetit të shoqërisë tonë. Garanton sigurinë e rrjetit në të gjithë territorin e vendit nëpërmjet mbikëqyrjes fizike dhe angazhimit të strukturave jashtë shoqërisë.

Detyrat/Pergjegjësitë

1.Garanton sigurinë fizike të nyjeve të rrjetit dhe kabllimeve në terren, sigurinë e informacionit, sigurinë e pasurisë së shoqërisë, nga vjedhjet, dëmtimet dhe sabotazhi si nga jashtë ashtu edhe nga brenda saj. Garanton standarded e sigurisë në të gjitha ambjentet e e shoqërisë.

2.Kontrollon dhe vlerëson cënueshmërinë teknike të çdo nyje të rrjetit dhe të kabllimeve, dhe më pas informon AARR për korrigjimet e nevojshme. Raporton me shkrim një herë në javë.

3.Verifikon përputhshmërinë e rregulloreve dhe procedurave për autorizimin e hyrjeve në nyjet e rrjetit me standarded e sigurisë, dhe propozon korrigjimet e nevojshme.

4.Kujdeset për marrëdhënien me rojet e nyjeve të rrjetit backbone, duke garantuar lidhjen e kontratave të ruajtjes me përgjegjësi të përshkruara qartë.

5.Verifikon dhe ç’aktivizon çdo lidhje të pa-autorizuar në rrjet. Kryen procedurat e nevojshme për ndjekien e mëtejeshme në organet Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë vetë ose nëpërmjet departamentit Juridik




Kualifikime/ Kërkesa:
1- Diplomë e arsimit të lartë .
2- Eksperiencë më shumë se një vit në pozicione të ngjashme.
3- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese .
5- Aftësi për të punuar nën presion dhe në grup.



Shënime
Nese jeni person me ambicie dhe deshire per te ecur perpara mos nguroni te aplikoni.

Abissnet nxit zhvillimin e karierave dhe promovon talentet.
Dergoni Cv tuaj ne adresen e emailit : b.njerezore@abissnet.al

Tel. : 044310656
 


Apply
Back
Top