• Tirane, ofroj vend pune Programues

Pozicioni i punës: Programues

Përshkrimi i punës:
Soft & Solutions kërkon të zgjerojë skuadrën e programuesve me disa anëtarë të rinj, të vetë motivuar, bashkëpunues , me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Aftësitë e kërkuara:

- Të kenë mbaruar bachelorin
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri mesatare në programimin e orientuar nga objektet
- Njohuri mesatare në database
- Aftësi në përgatitjen e dokumentave teknike
- Njohuri fillestare HTML/CSS/JavaScript
- Nuk është e domosdoshme eksperienca e mëparshme
- Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
- Ndershmëri dhe integritet
- Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup


Avantazh do të kenë aplikantët që:

- Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8
- Zotërojnë një nivel mesatar të gjuhës franceze
- Kanë kryer studimet në një nga degët : Informatikë, Informatikë Ekonomike ose profile të ngjashme.
- Njohuri të mira në Java, C++.

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

- CV me foto
- Letër motivimi
- Diplomë dhe listë notash

Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.

Mirëpresim aplikimet tuaja në: rekrutime@softsolution.al
Më tepër informacion mbi kompaninë tone mund të merrni në faqen zyrtare:
logov5_small1.png

http://softsolution.al/
 


Apply
Back
Top