• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Perputhshmerise

Specialist i perputhshmerise

Qellimi i punes:
Zhvillon dhe menaxhon te gjitha detajet qe lidhen me menaxhimin e perputhshmerise, qe perfshijne planifikimin, organizimin dhe kontrollin e aktivitetit te kredidhenies dhe operacional ditor qe kryhet nga kompania.

Detyrat dhe Pergjegjesite e pozicionit:
1. Siguron respektimin e te gjitha rregulloreve dhe ligjeve ne fuqi.
2. Bashkepunon ngushte me menaxhimin e larte dhe punonjesit e NOA per te garantuar qe politikat dhe procedurat e kompanise ndjekin rigorozisht keto rregullore
3. Te siguroje qe politikat dhe procedurat e kompanise jane ne perputhje me rregullat qe lidhen me kredite hipotekare, dhe kredite konsumatore
4. Kryen kerkime, zbaton dhe menaxhon fushat e zbatimit te rregulloreve dhe te ligjeve, politikave dhe procedurave, mbrojtjen e konsumatorit, dhe ligjet e interesit publik.
5. Bashkepunon ngushte me Drejtorin e Operacioneve per mbikeqyrjen e procedurave te perputhshmerise
6. Keshillon, mbikeqyr dhe trajnon stafin e kompanise lidhur me procedurat e perputhshmerise
7. Heton çeshtje qe lidhen me mos-perputhshmerine e mundshme ose siguron qe perputhshmeria eshte ne proces.
8. Pergatit dhe dorezon raporte sipas kerkesave te ligjit per institucionet, si dhe raporton respektivisht prane Drejtorit te Departamentit dhe Komitetit te Perputhshmerise, dhe ligjet e interesit publik

Kerkesat e pozicionit:

1. Diplome universitare ne Shkencat Juridike
2. Te pakten 2 vjet experience ne fusha te ngjashme
3. Aftesi te shkelqyera analize
4. Aftesi shume te mira monitorimi
5. Njohuri te mira te ligjeve ne lidhje me Parandalimin e Pastrimit te Parave, mbrojtjen e te dhenave, etj
6. Aftesi per te shkruar, aftesi verbale dhe jo-verbale komunikimi
7. Aftesi te mira te shkruari dhe te folur anglisht
8. Aftesi shume te mira kompjuterike (Excel, Word)

Jeni te lutur te dergoni aplikimin tuaj on line duke plotesuar ne linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formen e aplikimit per pozicionin perkates deri ne daten 9 Gusht 2015. Forma e aplikimit kerkon edhe nje leter motivimi perveç te dhenave te CV-se.
 
Back
Top