• Tirane, ofroj vend pune Administrator Lokal

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojmë dhe konsolidojmë standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!

Në emër të nje kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën e industrise nxjerrese dhe perpunuese ,kërkojmë kandidatë në pozicionin:

ADMINISTRATOR LOKAL
Për Uzinën e Ferrokromit në Burrel

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Roli ka pozitë kyçe në administratimin dhe menaxhimin strategjik, ai merr llogaridhënie të plotë me qëllim që drejtimi i përditshëm i operacioneve në Uzinën e Ferrokromit në Burrel të vazhdojë rrjedhshëm dhe normalisht, si dhe siguron e përputhshmërinë dhe zbatimin e kuadrit ligjor në përgjithësi dhe të rregulloreve të shëndetit dhe të sigurisë në veçanti.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Përgjegjës për operimin e uzinës, profitabilitetin, aktivitetet tregtare, etj;
• Zhvillimi ose/dhe zbatimi i duhur i rregulloreve, politikave, procedurave dhe programeve të zbatueshme për funksionin e uzinës dhe vepron si ndërlidhës me agjencitë dhe organizatat e tjera që asistojnë apo rregullojnë veprimtarinë Uzinës FeCr, si dhe institucionet shtetërore;
• Përmirëson performancën operative të uzinës; redukton shpërdorimet dhe vonesat; nxit reduktimin e kostos; dhe arritjen e një niveli të lartë të efikasitetit operativ;
• Ruan e një mjedis të sigurt dhe efiҫent pune;
• Implementon masa strikte në procedurat operative për të optimizuar shfrytëzimin e burimeve/kapaciteteve;
• Autorizon oraret e planifikuara të mirëmbajtjes parandaluese të makinerive të ndryshme dhe instrumenteve për të rritur uptime/ gadishmërinë dhe besueshmërinë e pajisjeve;
• Identifikimi në mënyrë proaktive i ҫështjeve penguese ose që mund të shkaktojnë defekte dhe të ndërmarrë hapa për riparimin e pajisjeve nëpërmjet aplikimit të mjeteve Trouble Shooting (gjurmimit të saktë të problemit dhe korrektimit);
• Vlerësimi i nevojave për trajnim të punonjësve të ndryshëm në bashkërendim me drejtuesit e departamenteve të ndryshme operative dhe BNJ;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë e nivelit Bachelor në Menaxhim Biznesi/Financë / Proritet ka MBA;

Eksperiencë pune: Minimumi 10 vite eksperiencë menaxheriale, me 5 deri në 7 vjet në një rol drejtues;

Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe aftësi trajnuese;aftësi për të komunikuar dhe menaxhuar mirë në të gjitha nivelet e kompanisë/organizatës;
• Aftësi të provuara buxhetore, kontrolli të shpenzimeve dhe aftësi efektive raportimi;
• Aftësi në zhvillimin e biznesit;
• Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve dhe creative si dhe aftësi në ushtrimin e një gjykimi të shëndoshë dhe marrjen e vendimeve në bazë të analizave të sakta dhe në kohë;
• Nivel i lartë integriteti dhe përgjegjshmërie me një sens të fortë urgjence dhe orjentim ndaj rezultateve;
• Angazhim i dukshëm ndaj përdorimit të praktikave të sigurta të punës;
• Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze dhe Kompjuterit;


PAKETA E PERFITIMEVE KONKURUESE

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Gusht 2015.

JU MIREPRESIM!​


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al; info@dimensionhr.al

Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top