• Shqiperi, ofroj vend pune Inxhinier/Teknik i Tensionit te Mesem

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant , Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Qendra Tregëtare TRC kerkon te punësoje: “Inxhinier/Teknik i Tensionit te Mesem"

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Kryen procedurat e kontrollit dhe raportimit ditor /periodik te funksionimit normal te sistemit te furnizimit me energji elektrike (Rrjetit OSHEE, Gjeneratoret dhe UPS) dhe sistemeve speciale ne menyre te panderprere;
Kryen te gjitha kontrollet/manovrat e nevojshme ne kabinen elektrike;
Kontrollon gjendjen fizike dhe teknike te gjeneratoreve,mbi bazen e te cilave gjeneron raporte;
Kontrollon gjendjen fizike dhe teknike te UPS,mbi bazen e te cilave gjeneron raporte;
Jep zgjidhjen per skenare te ndryshem ne raste emergjence;
Raporton ne menyre te perditshme tek eprori direkt per ecurine dhe problematiken e shfaqur ne sistemet e impiantit;
Sistemon, indentifikon dhe mban ne gadishmeri te gjitha pajisjet teknike dhe veglat e punes me qellim per te kryer korrektesisht sherbimin e menjehershem dhe mirembajtjen e impiantit elektrik dhe ate sistemeve speciale (referuar problematikave te ndryshme);
Qendron ne gadishmeri ne ditet dhe kohet e pushime-ve;


Kriteret:

Te kete perfunduar arsimin e larte per Inxhinier Elektrike(Industri);
Te kete eksperience ne mirembajtjen e kabines elektrike;
Te kete aftesi te mira komunikimi dhe pune ne grup;
Te kete njohuri te mira te programeve baze kompjuterike;
Te jete i gatshem te punoje me turne;

Per te aplikuar per kete pozicion pune ju lutem te dergoni Cv-ne tuaj me fotografi ne adresen hr@ring.al brenda dates 27.10.2015.

Tel. : +3554504251
 


Apply
Back
Top