• Tirane, ofroj vend pune Shitëse TEG

“Bookstore.al” kryen aktivitetin në shitjen me pakicë të librave.
Pozicioni vakant: Shitëse
Vendi i punës: TEG
Shitësi kujdeset për shërbimin ndaj klientit, duke u shërbyer me profesionalizëm. Duhet që të njohë shumë mirë produktet dhe të kujdeset që pika e shitjes të jetë gjithmonë në rregull.

Përgjegjësitë Kryesore:
• Përvetëson gradualisht informacion për çdo titull në favorizim të reklamimit për shitje.
• Asiston klientët në plotësimin e nevojave të tyre dhe sugjeron për libra të ndryshem pa kaluar në reklamë agresive.
• Ndalohet qëndrimi ulur në prezencë të klientëve ose me minuta të zgjatura.
• Kujdeset që artikujve të ekspozuar të mos i mungojë çmimi i shitjes ose kodi të jetë i palexueshëm.
• Mban përgjegjësi në mosindentifikimin dhe shitjet e artikujve me mospërputhje kodi dhe çmimi.
• Kujdeset që raftet të jenë në rregull, të pastër çdo ditë.
• Rëndit artikujt sipas klasifikimeve tematike dhe në mënyrë llogjike.
• Bën zëvendësimin e artikujve që mungojnë në rafte.
• Artikujt e dëmtuar i heq menjëherë nga shitja dhe i raporton Menaxheres së dyqanit.
• Mban përgjegjësi për mallin që ka në ngarkim(humbje apo dëmtim).
• Lajmëron Menaxheren e dyqanit për artikujt në mbarim(libra,qese,letra) apo për kërkesat e klientëve në lidhje me titujt e librave.
• Duhet të jetë korrekte në orare sipas direktivave të Menaxheres.
• Raporton te menaxherja për çdo problem që mund të pengoje mbarëvajtjen e punës .
• Duhet të jetë e komunikueshme dhe e sjellshme në raport me eprorët, kolegët, klientët dhe furnitorët.


Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:
 Aftësi të mira komunikuese
 Në gjëndje të punoj në grup.
 I komunikueshëm dhe i përgjegjshëm


Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: hr@balfin.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

Rruga: 'Papa Gjon Pali II', Ndërtesa Nr.12, Kati 11,
Njësia Bashkiake Nr.2, Kodi Postar 1010, Tiranë, Albania


Afati i aplikimit: 22/07//2015

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top