• Tirane, ofrohet punesim ne dept. Inxhinierik (Inxhinier CAD) ne fabriken e Durresit(Xhafzotaj)

Kompania Forschner Albania sh.p.k. e specializuar në fushën e montimeve të sistemeve kabllore elektrike dhe elektro mekanike në industrinë automotive kërkon të punesojë Inxhiner ne departamentin e Inxhinierik Industrial (CAD inxhinier).

Detyrat dhe Përgjegjsitë kryesore;


  • Eshtë përgjegjës për ndryshimet inxhinierike në bazë të kërkesave të klienteve duke pasqyruar këto ndryshime në procesin e prodhimit;
  • Eshtë përgjegjës per kontrollin e vizatimit të klientit. Nëse ka ndonjë pasaktësi duhet të jetë i aftë të komunikojë me klientin për të korrigjuar dhe implementuar vizatimin;
  • Eshtë përgjegjës për krijimin e bordeve te formimit nga fillimi ose te përshtasë bordin ekzistues sipas kërkesës së klientit. Pas krijimit apo ndryshimit te bordit të hedhë layout-et në Easy Archive;
  • Të jetë në gjendje të kryeje ndryshimet e Layout-it te fabrikës sipas proceseve apo specifikave ne prodhim;
  • Të inventarizojë bordet në zonen e prodhimit si edhe ne zonën e ruajtjes së bordeve. (Ne rastet kur një bord duhet të dëmontohet nga zona e bordeve apo e prodhimit për shkak të mospërdorimit, atëherë duhet të aktualizohet lista e inventarit);
  • Të ndihmojë prodhimin me ndihmavizuale. (Metër për informacion, instruksione pune, tabela informuese, etj);
  • Të ndihmojë kolegeët AV në punë të ndryshme, suport në prodhim, pune inxhinierike ,etj.
  • Eshtë përgjegjës për pasqyrimin e ndryshimeve inxhinierike në gjitha projektet;
  • Merr pjesë ne trajnimet/ takimet e organizuara nga kompania jashtë vendit për qëllime experience dhe edukimi;
  • Bashkëpuntor me departamentin e cilësisë përmbarëvajtjen e prodhimit;
  • Eshtë përgjegjës për të ruajtur një pasqyrë të plotë të projekteve duke përfshirë detajet teknike;
  • Eshtë përgjegjës për dizenjimin e sistemeve elektrike qe nuk jane ne Easyarchive;
  • Eshtë përgjegjës për të operuar në programet inxhinierike: Autocad, DraftSight

Profili i Përshtatshëm;


  • Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Fleksibilitet dhe Përshatshmeri;
  • Gatishmëri për të mbështetur grupin e punës;
  • Nohuri shumë të mira mbi funksionimit e programeve inxhinierike të projektimit;
  • Kuptimin e vizatimeve teknike;
  • Etike ne punë dhe komunikim;
  • Njohuri shumë mira të paketës office;

Kanidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të në adresën basha@forschner.com; laci@forschner.com mundësisht deri në datën 30/01/2019. Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialiet të plotë dhe vetëm kandidatët që plotësojnë pjesën më të madhe të kërkesave do të njiftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top