• Tirane, ofroj vend pune JURIST

SH.L.U.P "Universiteti Metropolitan Tirana" ofron mundësi punësimi jurist;

Detyrat dhe përgjegjësit

1. Realizon dhe siguron mbarëvajtjen e gjithë veprimtarisë së institucionit sipas legjislacionit në fuqi.
2. Hartimi i kontratave dhe dokumentacionit ligjor, si dhe ndjekja e zbatimit të tyre ligjor.
3. Menaxhimi dhe zgjidhja e çështjeve ligjore brenda institucionit dhe në marrëdhëniet me të tretë.
4. Marrëdhëniet me publikun, korrespodenca me institucionet e tjera shtetërore ose private.
5. Ndjekja e çështjeve gjyqësore të kompanisë.

Kriteret e kandidatit
1. Të jetë i diplomuar në drejtësi;
2. Të jetë i aftë të garantojë cilësi, efikasitet dhe eksperiencën e procedurave ligjore që do të mbulojë dhe ti përgjigjet me fleksibilitet nevojave të institucionit;
3. Të ketë përvojë në fushën juridike minimalisht 3 vjet;
4. Të njohë dhe të jetë i familjarizuar me sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Dokumentet e kërkuara
1. CV e hollësishme e kandidatit në gjuhën shqipe;
2. Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesional në fushën që aplikon;
3. Diplomë / listë notash;
4. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri më datë 30 korrik 2015.
Për më shumë informacion : www.umt.edu.al

Cel. : 0696070111
 


Apply WhatsApp
Back
Top