• Tirane, ofroj vend pune Kasiere e Pare dhe Sherbim ndaj Klientit

JUMBO me vendodhje në qendrat tregtare QTU dhe TEG është një nga dyqanet me pakicë më të suksesshëm për fëmijë në Tiranë. Ky dyqan tregton në ambientet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

***

JUMBO po kërkon Kasiere te Pare dhe Sherbim ndaj Klientit (QTU)


Detyrat kryesore:

• Monitoron dhe menaxhon aktivitetet e përditshme të kasierëve, operatorëve të Shërbimit ndaj klientit dhe personelit të Sigurimit.
• Planifikon dhe siguron nivelin më të lartë të shërbimit ndaj klientit në të gjithë dyqanin.
• Siguron që kasierët, operatorët e shërbimit të klientit dhe personeli i Sigurimit të punojnë në përputhje me politikat dhe standardet e kompanisë, të tilla si ruajtja e fondeve dhe pasurisë së kompanisë, praktikat e sigurisë, shitjeve dhe mbajtjen e procedurave.
• Siguron raporte dhe analiza të përditshme apo sipas rastit që lidhen me trajtimin e konsumatorit.
• Përgatit dhe bën vlerësime periodike të punës së punonjësve.
• Siguron zhvillim dhe trajnim për punonjësit nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë.

Aplikantët duhet të përmbushin këto kritere:

• Të kenë përfunduar studimet e larta në degët Ekonomik/ Menaxhim/ Administrim biznesi.
• Të kenë të paktën tre vjet përvojë pune të mëparshme në pozicionin e menaxhimit dhe kujdesit ndaj klientit.
Të njohin retail-in (biznese të shitjeve me pakicë).
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të menaxhuar dhe bashkëpunuar me skuadrën e vet në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
• Aftësi shumë të mira të komunikimit të folur e të shkruar në gjuhët anglisht dhe shqip, njohja e gjuhës greke do të përbënte avantazh.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në personale dhe letrën e interesit duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikohet në këtë adresë e-mail-i: jumbo@teg.al
 


Apply
Back
Top