• INTERNSHIP NË CBS - Specialist i Media Sociale

INTERNSHIP NË CBS-Specialist i Media Sociale

Për studentët që duan të fitojnë praktikë pune, CBS Creative Business Solution, sapo ka lançuar programin e internship-it. CBS, një organizatë konsulence jo fitim-prurëse me ekspertizë të thellë në financimin e sektorëve në zhvillim, në partneritet me USAID, po implementon programin
AgroKapital, me synim rritjen e financimit të sipërmarrjeve bujqësore.

CBS është në kërkim të studentëve shumë të motivuar, të mprehtë dhe energjik të cilët kanë potencialin që në të ardhmen të jenë specialist të Marketingut Bujqësor. Departamenti i Komunikim dhe Marketing në CBS fton të gjithë studentët të aplikojnë për pozicionin e hapur. Gjatë praktikës
profesionale studenti do të përfshihet në projekte të cilat kërkojnë punë në grup, përfshirje në hartimin e planeve të marketing, qartësi mendimi dhe mjeshtëri shumë të mira në komunikim.

Përshkrimi i punës:
 Të punojë me rrjetet sociale duke u angazhuar me postimet e materialeve të reja në faqe,
 Të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme bisedat online dhe të komunikojë me audiencën komentet në të gjitha llogaritë e organizatës në rrjetet sociale,
 Të masë angazhimet në rrjetet sociale nëpërmjet mjeteve specifike të raportimit ,
 Të sigurojë që të gjitha postet apo komunikimet të jenë të sakta dhe konsistente në llogaritë në rrjete të ndryshme sociale të organizatës,
 Të përgatisë raporte për skuadrën në bazë të të dhënave të gjeneruara nga llogaritë në rrjete të ndryshme sociale,

Praktikanti duhet të jetë në përfundim të studimeve universitare ose në vazhdim të studimeve master në fushat:
 Inxhineri Telekomunikacioni
 Inxhinieri Kompjuterike
 Ekonomi Informatike

Aftësitë e kërkuara:
 I dedikuar dhe i kujdesshëm ndaj detajeve,
 Aftësi të shkëlqyera të të shkruarit,
 Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike,
 Aftësi të prioritizojë detyrat që i caktohen,
 Aftësi të arrijë në kohë detyrat,

Periudha e praktikës: 3 muaj (me mundësi rinovimi)
Orari i Punës: E Hënë-E Premte
Tipi i praktikës: CBS do të ofrojë një pagesë minimale mujore
Volumi javor: 20-25 orë

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju mund të plotësoni aplikimin on-line nëpërmjet www.cbs.al në kategorinë “Përfshihu në CBS”.
 
Back
Top