• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Gjeodet

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Topograf
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Gjeodet. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PËRGJEGJËSITË:

  • Piketon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike,
  • Bën rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme,
  • Ndjek punimet e ndërtimit nga afër duke dhene kuotat e kërkuara nga projekti,
  • Bën azhornime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute,
  • Përgatit dokumentacionet pas ndërtimit (as-built).


KËRKESAT:

  • Diplomë në degën Gjeodezi,
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë në piketimin e objekteve civile të ndërtimit dhe rivelimeve topografike,
  • Eksperienca të kaluara pune në Kompani ndërtimi/investimi është favorizuese,
  • Njohje të programeve bazë në kompjuter dhe programe specifike të fushës,
  • Njohje e gjuhëve të huaja, anglishtja përparësi,
  • Të ketë aftesi të mira komunikuese dhe të jetë në gjendje të kooperojë me stafin teknik,
  • Pajisur me instrumentin e tij përbën avantazh,
  • Fleksibël për të punuar.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË: burime.njerezore@manetci.al

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Qershor 2015.
 


Apply
Back
Top