• Tirane, ofroj vend pune Financier Projekti—Senior

Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Financier Projekti—Senior. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PËRGJEGJËSITË:

  • Kontabilizimi i faturave të blerjeve dhe të shitjes,
  • Kontrollon dhe përgatit librat e blerjes dhe të shitjes,
  • Kontrolli i fletëhyrjeve dhe Daljeve të magazines,
  • Ndjekja e magazinave,
  • Kontabilizimi i bankave dhe arkës,
  • Ndjekja e klientëve sipas kushteve të kontratës,
  • Kontrolli detajuar i shpenzimeve dhe të ardhurave mujore të realizuara për projektet e caktuara,
  • Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore,
  • Rakordim me klientët dhe furnitorët,
  • Përgatitja e raportit të aseteve dhe kontabilizimi i amortizimit,
  • Ndjekja e pagesave sipas kushteve të kontratës dhe plotësimi me dokumentat mbështetës,
  • Kontabilizimi i pagave,
  • Ndjekja e projekteve të reja të ndërtimit.
KËRKESAT:

  • Diplomë në Financë, Kontabilitet,
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë në këtë fushë,
  • Të ketë njohuri për Standartet e reja Kombëtare të Kontabilitetit,
  • Aftësi komunikuese, inovator, të punojë në grup,
  • I orientuar për të ndjekur problemet deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre,
  • Të ketë njohuri bazë të Programit Financa 5,
  • Njohje e gjuhëve të huaja, anglishtja përparësi,
  • Fleksibël për të punuar dhe me orë të zgjatura.
TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË: burime.njerezore@manetci.al

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 22 Qershor 2015.
 


Apply
Back
Top