• Tirane, ofroj vend pune Redaktor/Kryeredaktor/përkthyes/koordinatore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
EJAL - PUBLISHING
Tiranë

KERKON:

1. Asistent/e ekzekutive e administratorit të kompanisë (me profesion ekonomiste finance ose administrim biznes.)
Të zotërojë si gjuhë pune anglishten dhe frengjisht/gjermanisht/spanjisht.

2. Kryeredaktor i botimeve të kompanisë.
Njeri me përvojë në fushën e letrave si redaktor, përkthyes e botues. Njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze; gjuhët e tjera përbëjnë përparësi. Të ketë aftësi shumë të mira negociuese dhe organizative.

3. Redaktor - menaxher për botimet shkollore ndihmëse, për shkencat e natyrës dhe jo vetëm.
I diplomuar dhe i lauruar për matematikë ose fizikë me notë mesatare mbi 8.5.
Tip i shkathët, negociator, energjik, me performancë intelektuale të profilit të lartë, korrekt dhe me ndjenjë përgjegjshmërie të lartë.

4. Redaktor - përkthyes/e dhe koordinatore për projektin "Biblioteka e artë e nxënësit."
Me dy gjuhë të zotëruara shumë mirë. Të ketë profesion mësuesie me shkencat filologjike ose social-politike. Përparësi kandidati/ja që ka përvojë në arsim dhe botime.

5. Redaktor - përkthyese dhe koordinator/e për projektin: "Investimi për veten-investim për kompaninë."
Të ketë kryer master shkencor në fushën e administrimit të biznesit, ose jurisprudencës. E ndjen veten mike të librit dhe teknologjisë së komunikimit. Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune.

6. Redaktor - përkthyes dhe koordinator/e për projektin "Europa, atdheu im"
Do të ketë përparësi kandidati/ja që ka kryer studimet jashtë vendit për gjuhë e kulturë angleze/franceze/gjermane/ruse ose spanjolle.

7. Redaktor/e - përkthyese dhe koordinatore për projektin "Vende dhe qytetërime"
Njohës i mirë i letërsisë botërore, mik i librit që ndjek zhvillimet e sotme letrare; njohës i 2 ose 3 gjuhëve, njeri me vullnet të fortë, zotërues shumë i mirë i teknologjisë së komunikimit.

8. Redaktor/e - përkthyes/e dhe koordinatore për projektin "Miqtë ndërkombëtarë të librit"
Njohës shumë i mirë i letërsisë botërore dhe i aftë për kërkime në internet. I aftë të përballet me sfidat dhe të dalë fitimtar.

9. Redaktor - përkthyese - koordinatore për projektin "Shkronjat tona janë të arta"
E profilit të filologjisë e psikologjisë. Përvoja në arsim përbën përparësi. Një gjuhë perfekte është pak. Dy mirë. E treta, shumë mirë! Të jep pikë të fitosh vendin e punës në këtë projekt fantastik. Do të jetë redaktore-përkthyese për botimet e parashkollorëve. Shpresojmë që fati të na bashkojë me njerëz të ZOTE!

Mund të dërgoni CV me foto në E mailin: ejalmarket2015@yahoo.com
 


Apply
Back
Top