• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

ACREM është kompania lider në tregun Shqiptar që ofron shërbime cilësore menaxhimi, specializuar më së shumti në menaxhimin e qendrave tregtare, aktualisht në drejtimin e suksesshëm të së cilës janë qendrat tregtare më të rëndësishme në Shqipëri: TEG- 180 dyqane dhe QTU- 90 dyqane


ACREM kërkon të punësoj : Specialist/e Marketingu


Përshkrim i Pozicionit të Punës

Specialisti i Marketingut në një Qendër Tregtare është personi përgjegjës që zhvillon dhe konkretizon planet marketing të qendrës në përputhje me objektivat e kompanisë si dhe monitoron implementimin e tyre.
Ndjek dhe zhvillon kalendarin vjetor të marketingut për realizimin e fushatave publicitare dhe kryen një sërë detyrash me kërkesë të gjerë kreativiteti dhe objektiva të mirëpërcaktuar për të cilat kërkohet një kombinim eksperience dhe gjykim i fortë. Raporton tek menaxheri I marketingut.

Detyrat dhe përgjegjësitë

•Ndjek dhe menaxhon që nga konceptimi deri në realizim, materialet publicitare për fushatat e ndryshme marketing,
•Zhvillon prezantime, mban raporte mbi ecurinë e fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut,
•Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
•Organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga qendra,
•Ndjek me detaje planin e aprovuar të marketingut,
•Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e marketingut,
•Monitoron website dhe online marketing, zhvillon dhe jep ide për përmirësime,
•Mban kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjencitë, furnitorët, klientët,
•Mban dokumentacionin e detajuar për cdo veprim financiar në përputhje me fushatat,
•Menaxhon promocionet në hapsirat e qendrës dhe suporton në mbarëvajtjen e tyre,
•Monitoron aktivitetin e konkurrencës.

Edukimi/Kualifikimi & Eksperienca

•Të ketë Diplomë Universitare Administrim –Biznes, Profili Marketing
•Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3-4 vjecare në fushën e marketingut,
•Studimet Master- Profili Marketing dhe trajnimet në ketë fushë përbëjnë avantazh,
•Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Aftësitë

•Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të bashkëpunimit në grup,
•Të ketë aftësi shumë të mira organizuese,
•Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë,
•Të ketë iniciative për ide /risi,
•Të ketë aftësi dhe pavarësi në vendimarrje brenda kompetencave të pozicionit,
•Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mbyllja e aplikimit

Të gjithë të interesuarit janë në lutur të dërgojnë CV dhe letër interesi në adresën email : hracrem@acrem.al , deri në dt. 6 Korrik 2015
ku të specifikohet në subject të emailit pozicioni për të cilin aplikojnë.


Njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë !
 


Apply
Back
Top