• Tirane, Financiere

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë qe Albanian HR Solutions ka nisur procesin e selektimit për postin: Financiere

Detyrat që duhet të përmbushë:
• Të bashkërendojë dhe drejtojë planifikimin financiar, buxhetimin, prokurimin, apo bilancet e kompanisë.
• Të zhvillojë politika të brendshme të kontrollit, udhëzimet dhe procedurat për aktivitete të tilla si administrimin e buxhetit dhe të kontabilitetit
• Të realizojë hulumtimin dhe raportimin mbi faktorët që ndikojnë në performancën e biznesit.
• Të analizojë të dhënat financiare të shkuara dhe të tashme.
• Të merret me përllogaritjen e pagave dhe payroll, etj.


Kualifikime/ Kërkesa:
• Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet.
• Të ketë eksperiencë në mbylljen e bilanceve.
• Të zotërojë shumë mirë programin Alpha.
• Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: contact@ahrs.al, brenda datës 26.06.2015.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punëdhënësit e tyre të mëparshëm (nëse ka në dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top