• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Fufarma sh.a. është ndërmarrja e parë farmaceutike në Shqipëri. Që nga viti 1946 ne përpiqemi me përkushtim për të plotësuar në kohë dhe cilësi nevojat e pacientëve dhe të institucioneve shëndetësore për barna dhe materiale mjekimi.
Për nevoja të rritjes së veprimtarive si dhe të zgjerimit të bashkësisë së produkteve tona me artikuj të rinj, ne dëshirojmë të punësojmë: Agjent Shitje (kryesisht per zonen e Tiranes)

Agjenti i shitjes është përfaqësuesi në terren i kompanisë Fufarma. Detyra kryesore është të kryejë aktivitetet e shitjes, me qëllim për të përmbushur nevojat e klientëve duke arritur objektivat e shitjes të përcaktuara paraprakisht.

Përgjegjësite kryesore:
• Të ndërveprojë me klientin me teknika të përshtatshme komunikimi, duke synuar konkludimin e proçesit të shitjes/likuidimit;
• Të reklamojë dhe promovojë produktet e kompanisë te farmacitë dhe agjensitë farmaceutike;
• Të vendosë dhe të ruajë raporte të mira dhe afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë;
• Identifikimi i klientve të rinj për zgjerim klientele;
• Mbledhja e informacionit mbi kompanitë kompetitore, ofertat e aplikuara në treg, ndryshimet e tregut në zonën që mbulon, etj;
• Bashkëpunim me operatorët farmaceutikë dhe përfaqësuesin mjekësor për arritjen e objektivave të përcaktuar nga dega e shitjes;

Detyrat Primare:
• Respekton orarin, normat etike të kompanisë dhe është korrekt në ambientet e punës.
• Zbatimi i programit dhe detyrat e caktuara nga dega e shitjes;
• Të ndjekë proçesin e likuidimit dhe debitorët në zonën që mbulon në bashëpunim me degën e financës;
• Të përcjellë kërkesat e klientëve, që nuk mund të zgjidhen menjëherë, tek strukturat e duhura brenda kompanisë;
• Përgatit raportet ditore rreth performancës së shitjeve, shoqëruar me komentet e bëra nga klientët për zonën që mbulon;

Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Personat e interesuar mund të dergojnë CV-në në adresën e e-mailit: fufarma@fufarma.al

Fufarma sh.a
-------------------------------------
E-mail: fufarma@fufarma.al
Tel: 042 363 171
Adresa: Rr “Nikolla Zoraqi”
Nd. 19, H. 1
Tiranë

Tel. : 042 363 171
 


Apply
Back
Top