DAP

  • AL, Tiranë shpallje Drejtor ne Drejtorine e Koordinimit te Kontrollit ne Ministrine e Mjedisit, Pyjeve..

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
lloji i njoftimit. : shpallje

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Ministria e Mjedisit, Pyjeve
dhe Administrimit te Ujrave

Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin "Drejtor ne Drejtorine e Koordinimit te Kontrollit" ne Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar studimet e larta ne nje nga deget e Universitetit Politeknik, perbejne avantazh studimet dhe kualifikime pasuniversitare
Te kete jo me pak se 5-vjet eksperience pune, preferohet eksperienca ne administraten publike vecanerisht ne fushen e mjedisit dhe te kontrollit
Te kete njohuri ne nje gjuhe te huaj preferohet gjuha angleze
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup

Paga e pozicionit eshte ne kategorine II – b (85822 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 12.06.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 15.06.2006 ne seline e Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite e pergjithshme ne fushen e kontrollit, mbi prioritetet e qeverise shqiptare per zhvillim te integruar harmonik urban, rural dhe mbrojta e mjedisit (www.keshilliministrave.al) ne vecanti Ligji nr. 8934 dt. 05.09.2002 “Per mbrojtjen e Mjedisit”, Ligji nr. 9384 dt. 04.05.2005 “Per pyjet dhe sherbimin pyjor”, Ligji 9131 dt. 08.09.2003 “Per Rregullat e Etikes ne Administrate Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te ne ushtrimin e funksioneve publike”.
 
Back
Top