• Tirane, ofroj vend pune Kuzhinier/e

Pozicioni i Punes: KUZHINIER/E
Vendndodhja: Rogner Hotel Tirana
Departamenti: Kuzhine
Hierarkia: Punonjes
Fillon: 01.06.2015
Profili: Rogner Hotel Tirana ju jep një mundësi mjaft të mirë per t’u trajnuar, mësuar dhe rritur në kompaninë tonë. Ekipi ynë inovativ është duke kërkuar një personalitet të motivuar dhe dinamik për të përmbushur pozicionin – Kuzhinier/e.

Kërkesat Thelbësore dhe Detyrat:

  • Krijime kulinare me përbërës cilësor, duke pasur parasysh disponueshmërinë e produkteve sezonale. Mbajta e një komunikimi të hapur me krye-kuzhinierët për të rritur cilësinë.
  • Gatimi sipas menusë së përcaktuar, udhëzimeve dhe rekomandimeve nga Shefi i Kuzhinës. Përgatitja e përditshme e mis-en-place dhe e ushqimit në seksione të ndryshme të kuzhinës:
  • Sigurimi mbi standardet më të larta dhe cilësi të qëndrueshme në përgatitjen e përditshme, si dhe informimi mbi produktet, recetat dhe teknikat më të reja.
  • Kontrolli mbi produktet në hyrje dhe magazinimi i tyre në kushte të përsosura. Kontrolli i sasisë dhe kostos së ushqimit në seksionin e tij të punës:
  • Mirëmbajta e vazhdueshme e zonës së punës sipas kushteve higjienike të përcaktuara nga proçedurat e higjenës së hotelit (HACCP).
  • Pjesëmarrja në mënyrë aktive në përgatitjen e funksioneve të veçanta si dreka/darka buffet etj. Sigurimi që klientët të marrin një shërbim të shpejtë dhe efikas, dhe vazhdimisht në përmiësim.
  • Bashkëpunimi i mirë me koleget, asistimi i tyre kur është e nevojshme.
  • Koordinimi i mirëfilltë me seksionet e tjera të pastërtisë dhe kontrollit të kostos.
  • Zotërimi i mirë i gjuhës angleze
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe foto në adresat e mëposhtme:
Email: human.resources.tirana@rogner.com
Ose pranë recepsionit te Rogner Hotel Tirana, Bulevardi Deshmorët e Kombit, Tiranë
Tel: +355 4 2235 035
Fax: +355 4 2235050

Vetëm kandidatët që plotësojne kriteret e përcaktuara do të kontaktohen për intervistë

 


Apply WhatsApp
Back
Top