• Tirane, ofroj vend pune Zbatues Projektesh

Kompania "PAS + P sh.p.k." është studio Arkitekture me seli ne Tirane.
Njoftojmë që prane kompanise eshte hapur pozicioni i punes: “Menaxher dhe Zbatues Projektesh per ndertimet civile dhe publike”


Disa nga detyrat qe pritet te kryeje:

· Ndjek zbatimin me korrektësi nga ana e kontraktorëve të grafikut të punimeve , cilësisë dhe kostos

· Organizon, ndjek dhe supervizon proceset e punës së shoqerisë;

· Ndjek zbatimin e projekteve në sipërmarrje si dhe bashkëpunon me inxhinierët dhe teknikët drejtues të punimeve të projekteve të tjera të shoqërisë.

· Bashkërendon aktivitetet planifikuese me departamentin e arkitektures dhe ate te zbatimit
· Kryen parashikimet përkatëse të kostove të ndërtimit për plotësimin e preventivave e proçedurave të lidhura me to.




Kerkesa per kandidatin

· Diploma – Inxhinier ndertimi ose Arkitekture. (Civil, infrastructure ose struktural)

· Të ketë eksperience 5 vjecare si inxhinier/menaxher ne zbatimin e projekteve . (aplikanti duhet të ketë të paktën 3 referenca të këtyre projekteve)
- Te jete i afte te punoje ne menyre te pavarur

· Të njoh dhe të aplikojë gjatë punës programin e Autocad

· Të ketë aftësi komunikuese dhe aftësi të punës në grup.

· Të ketë leje drejtimi automjeti.

Per aplikim ju lutem dergoni cv dhe referencat tuaja me email ne adresen info@paspstudio.com dhe subjekt "Zbatues Projektesh" brenda dates 20 Maj 2015
 


Apply
Back
Top