• Tirane, ofroj vend pune Specialist Auditi pranë Sektorit të Auditit të Shoqërisë FAF

Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Specialist Auditi pranë Sektorit të Auditit të Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë

Detyrat e përgjithshme
• Të kryejë veprimtarinë e auditimit të brendshëm, të cilat kanë si qëllim të vlerësojnë se sistemet e kontrollit të brendshëm dhe të menaxhimit financiar, si dhe të performancës së Shoqërisë.
• Të njohë, respektojë dhe ushtrojë veprimtarinë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, në fuqi dhe me standardet e auditimit të brendshëm në sektorin publik.
• Të veprojë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kodin e Etikës dhe rregullat për konfidencialitetin për audituesin.
• Të ushtrojë veprimtarinë në përputhje me planin vjetor, të miratuar, me përjashtim të rasteve kur janë miratuar ndryshime të parashikuara nga titullari.
• Të japë rekomandime për ndreqjen e parregullsive, për masat që duhen ndërmarrë në rastet e konstatimit të dëmeve, ekonomike dhe financiare, për zhdëmtimin e tyre, si dhe të bëjë propozime, të cilat synojnë të ulin mundësinë e përsëritjes së këtyre rasteve në të ardhmen.
• Të përditësojë rregullisht njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në lidhje me ndryshimet e reja ligjore dhe fiskale.

Kualifikimi dhe eksperienca
• Të ketë përfunduar studimet e larta dhe Master në fushën e Ekonomisë
• Të ketë jo më pak se 1vit përvojë pune në fushën e auditimit
• Të jetë i pajisur me çertifikatën “Auditues i brendshëm në sektorin publik”
• Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit dhe programeve kompjuterike të kontabilitetit.
• Të njohë kompetencat për planifikim, organizim dhe përformim në nivel profesional për të gjitha çështjet që lidhen me Auditimin.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
• Kualifikimet dhe trainimet në fushën financiare bankare përbejnë avantazh.
• Të njohë gjuhën angleze.
Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë: Rr.”Dervish Hima”,Nr 4, Tiranë, brenda dates 11/05/2015, dokumentacionin e poshtëcituar:

1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
4. Dokument identiteti
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
6. Dëshmi penaliteti

7. Letër reference

Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top