• Tiranë, ofroj vend pune Supervizor Agjencia "Rruga e Durrësit", Tirane

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
10 Rr. Durresit | Prokuroria
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NOA kërkon të rekrutojë për Agjencinë “Rruga e Durrësit” një:


SUPERVIZOR AGJENCIE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Administrim eficent i të gjitha aktiviteteve të agjencisë, duke përfshirë: pjesën operacionale, kredidhënien, shitjen e produkteve, shërbimin ndaj klientit si dhe sigurinë fizike, të gjitha këto sipas objektivave të kompanisë;
• Zhvillon biznesin e kredidhënies individualisht dhe supervizon procesin e stafit në varësi;
• Siguron nivel të lartë cilësor në shërbimin e klientëve dhe promovon kulturën e shitjes dhe shërbimit nëpërmjet udhëzimeve, trajnimeve dhe motivimit të stafit; është përgjegjes për vlerësimin e stafit;
• Suporton punonjësit për të arritur objektivat e vendosura në planet e zhvillimit si dhe trajnon dhe përkujdeset për Këshilltarët e rinj Financiarë;
• Merr pjesë në aktivitetet e komunitetit për të rritur imazhin e kompanisë dhe për të rritur mundësinë për zhvillimin e biznesit;
• Zbaton iniciativat e biznesit, marketingut dhe aktivitetet e tjera të shitjes;
• Kontrollon dhe siguron që marka e imazhit të kompanisë është e paraqitur sipas standarteve të duhura.

Kërkesat për Pozicionin:

• Diplomë Universitare në Ekonomi ose fusha të ngjashme;
• Eksperiencë në pozicion të ngjashëm (supervizor/koordinator agjencie ose pike shitje) në sistemin bankar me fokus mbi dy vjet në shitje;
• Aftësi të shkëlqyera në marrëdhënie me njerëzit, lidershipi, motivimi dhe komunikimi;
• Me etikë të fortë profesionale dhe inovativ në shërbimin ndaj klientit;
• Aftësi të mira në analizimin e shifrave dhe të dhënave;
• Aftësi për të kuptuar rregulloret për produktet financiare dhe aspektet ligjore të kredidhënies
• I orientuar drejt biznesit dhe aftësi për të menaxhuar aktivitetet e marketingut dhe shitjes, trajnimet dhe menaxhimin e punonjësve.


Jeni të lutur të plotësoni aplikimin tonë online deri në datën 15 prill 2015 në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/. Aplikacioni duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
 
Back
Top