• Tirane, ofroj vend pune “ Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Administ

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF” sh.a., kërkon të punësojë:
“ Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Administrimit”

Detyrat e përgjithshme
 Organizon, kordinon dhe kontrollon aktivitetin e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Administrimit.
 Drejton procesin e administrimit të marrëdhënieve të punës së stafit në Shoqërinë Financiarë FAF sh.a.
 Drejton procesin e programeve treinuese, të zhvillimit të karrierës dhe përfitimeve të stafit në Shoqërine Financiare FAF sh.a.
 Drejton procesin e prokurimeve dhe tenderimit.
 Harton politika dhe strategji të linjës së Burimeve Njerëzore dhe Administrimit.
 Harton planin e punës dhe buxhetet respektive për Burimet Njerëzore, Prokurimet dhe Administrimin.

Kualifikimi dhe eksperienca
 Të ketë përfunduar studimet Mastër në fushën e Ekonomisë dhe/ ose Juridike.
 Të ketë eksperiencë pune të paktën 3 vjet.
 Të ketë aftësi menaxheriale
 Të zotërojë gjuhën Angleze.
 Të ketë aftësi në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
 Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
 Kualifikimet në fushën e Burimeve Njerëzore dhe Administrimit janë avantazh.

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a, Rruga “Dervish Hima”, Nr. 4, Tiranë, brenda datës 20/04/2015 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumente të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara).
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi).
6. Dëshmi penaliteti.
7. Letër Reference
 


Apply
Back
Top