• Menaxher i Përgjithshëm

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience

Për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin përsipër përgjegjësi, iniciativa, sfida dhe të jenë pjesë e stafit të Europe Agency, mund të aplikojnë për pozicionin vakant si më poshtë:

Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm

Ofrohet:

  1. Kontratë punë 1 vjecare me të drejtë rinovimi.
  2. Pagesë e kënaqshme bazë mujore.
  3. Siguracione shëndetësore dhe shoqërore të mbuluara përgjatë gjithë kontratës.
  4. Pagesë e kenaqshme mujore si dhe të gjitha të drejtat sipas Kodit të Punës në Republikën e Shqipërise.

Detyra dhe përgjegjësitë:

Përgjegjës për prezantimin e programeve që Europe Agency mundëson, koordinimin, planifikimin, trajnimin dhe rekrutimin e aplikantëve të ndryshëm për shërbimet dhe programet të Europe Agency dhe menaxhimin e portofolit të biznesit:

  1. Njeh programet sipas portofolit të biznesit dhe rregulloren e brendshme më përgjegjësi.
  2. Ndërmerr kontakte të vazhdueshme me partnerët dhe aplikantët sipas programeve.
  3. Garanton percjelljen e mesazheve/opinioneve të marra nga kontaktet tek CEO.
  4. Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e portofolit të biznesit si dhe përcaktimin e target grupeve sipas programeve qe Europe Agency mundeson.
  5. Ruan njohuri koherente të programeve dhe shërbimeve të Grupit në zyrën qëndrore dhe ato rajonale. Ndërmerr kontakte periodike dhe të posaçme me Menaxherët e Departamenteve si dhe ato Rajonalë.
  6. Ruan njohuri koherente të portofolit të partnërëve dhe përcakton target grupet sipas prioriteteve dhe planit te punes.
  7. Organizon dhe ruan dokumentacion të qartë kontraktual dhe financiar për marrëdhëniet me aplikantët dhe departamentet përkatës.
  8. Ndjek dhe garanton proçeset e likujdimeve nga aplikantët si dhe detyrimet kundrejt partnereve.
  9. Prodhon raporte periodike dhe të posaçme në lidhje me aplikantët, takimet, rezultatet e takimeve, ecurinë e aplikimit, etj…
  10. Analizon performancën e programeve dhe shërbimeve në zonën në përgjegjësi dhe rekomandon apo sugjeron strategji veprimi me qëllim promovimin e një shërbimi të caktuar dhe kohërent.
  11. Harton, paraqet për miratim tek CEO dhe ndjek zbatueshmërinë e planit të punës në zyrën qëndrore dhe atë rajonale.
  12. Ndjek, Hartimin dhe publikimin e njoftimeve, lajmet dhe eventet e Europe Agency pas miratimit nga CEO.

Kriteret:

Të gjithë të interesuarit për këtë pozicion punë duhet të kenë:

  1. Kryer studimet e larta (preferohet dega gazetari, punë sociale, administrim biznesi)
  2. Të këtë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në shkrim, dëgjim, lexim dhe komunikim.
  3. Të këtë minimalisht 2 vjet eksperiencë punë në pozicione të ngjashme.
  4. Të jetë i/e moshës 27-35 vjec.
  5. Të jetë i pastër penalisht

Kërkesa të vecanta:

Të interesuarit, krahas plotësimit të kritereve të aplikimit, duhët të jenë të gatshëm të:

  1. Punojë jashtë orarit në raste eventesh apo aktivitetesh të ndryshme që Europe Agency organizon.
  2. Të jetë i/e hapur dhe bashkëpunues në punën në grup.
  3. Të jetë i/e gatshëm të udhëtojë jashtë vendit në aktivitetet që Europe Agency organizon pranë përfaqësive dhe degëve tona jashtë vendit.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira në programeve të prezantimit dhe excel.
  5. Të jetë i/e komunikueshme dhe gatshëm për të punuar nën stress dhe ngarkesë pune.

Si te aplikoni:

[/B]Per te aplikuar dergoni nje CV tuajen ne Anglisht me foto me subject “Menaxher i Pergjithshem” ne adresen e emailit: info@europeagency.al ose per te aplikuar on line kliko ose gjeni te rejat tona te fundit ne Facebook



Shënim:

CV apo aplikime të cilët nuk do të plotësojnë kriteret e mësipërme për shqyrtim, do të skualifikohen automatikisht në sistem dhe si rrjedhojë nuk do të kontaktohen.
 


Apply WhatsApp
Back
Top