• Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Projektit me Djemte e Rinj

Organizata:
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem është një organizatë jo fitimprurëse, e cila synon reduktimin e dhunës në familje me fokus rehabilitimin e dhunuesve, ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve dhe angazhimin e baballarëve me një përqasje kundër dhunës në familje e më gjerë. Linja është krijuar në vitin 2012 dhe kryen një sërë aktivitetesh në këtë drejtim. Aktualisht Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem kërkon të punësojë me kohë të plotë, një koordinator pranë zyrës së saj në kuadër të Projektit “Inisiativa e Djemve të Rinj (IDR) – Programi i Djemve and Burrave si aleatë në parandalimin e dhunës dhe tranformimin gjinor në Ballkanin Perëndimor”.

Roli kryesor:
Koordinatori i projektit është një anëtar integral i gjithë ekipit të Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem, i cili është përgjegjës për zbatimin, ngritjen dhe zhvillimin e projektit Inisiativa e Djemve të Rinj (IDR). Koordinatori i Projektit është përgjegjës për drejtimin, organizimin dhe kontrollin e aktiviteteve të ndryshme dhe raporton direkt tek Drejtori Ekzekutiv i Linjës.
Detyrat kryesore:
• Koordinon, organizon dhe drejton gjithë aktivitetet ndërgjegjësuese dhe trejnuese me shkollat pilot për parandalimin e dhunës;
• Ndërton dhe mban marrëdhënie pune me zyrtarët e institucioneve arsimore, organizatat dhe mediat lokale;
• Ndjek progresin dhe cilësinë e aktiviteve të ndryshme që organizohen nga Klubi “Bëhu Burrë”;
• Koordinon dhe organizon aktivitete lobuese dhe advokuese me djem dhe të rinj;
• Është përgjegjës për ndërtimin dhe implementimin e fushatave dhe forumeve me djemtë dhe të rinjtë;
• Koordinon ngritjen e kapaciteteve të vazhdueshme për projekte të tjera të Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem;
• Koordinon aktivitetet lokale me shkollat, takime pune, seminare, trajnime etj,
• Përdor skedule e mjete të ndryshme kontrolli për të monitoruar planin e aktiviteteve, orët e punës, buxhetin e shpenzimet;
• Komunikon në mënyrë sa më të saktë e të efektshme gjithë informacionin e mbledhur nga aktivitetet të cilat kërkojnë ndjekje specifike nga pjesa tjetër e skuadrës së Linjës;
• Mban të informuar Drejtorin Ekzekutiv dhe gjithë skuadrën për statusin e çdo projekti dhe aktiviteti, duke kryer edhe raportimet përkatëse.
• Mban bazën e të dhënave dhe kontakteve lokale si dhe informon për çdo ndryshim pozicioni, probleme, etj;
• Zbaton planin e punës dhe të aktiviteteve të programit dhe cdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem;
• Është i gatshëm të udhëtojë në mënyrë të pavarur në qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe jashtë vendit.

Kualifikimet:
• Diplomë universitare në Shkenca sociale apo në fusha të tjera të ngjashme;
• Minimumi 2 – 3 vjet eksperiencë pune në projekte të ngjashme në organizata të shoqërisë civile ose institucione publike;
• Aftesi të shkëlqyera komunikimi si në të shkruar edhe në të folur;
• Aftësi shumë të mira organizative dhe të kryerit shumë detyrave në të njëjtën kohë;
• Aftesi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të ketë mundësi të përshtatet edhe në grupe të ndryshme;
• Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, në të shkruar e të folur. Testimi i gjuhës do të zhvillohet nga vetë Linja e Këshillimit;
• Zhdërvjelltësi në përdorimin e paketës Microsoft Office (word, excel, power point etj).
• Njohuri të mira mbi funksionimin e programeve të ndërgjegjësimit të komunitetit dhe vecanërisht të rinjve
• Njohuri dhe eksperiencë në fushat e të drejtave të njeriut në përgjithësi;

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të nisin CV dhe letrën e motivimit në adresën linjakeshillimit@gmail.com. Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet titulli i pozicionit për të cilin po aplikoni: Koordinator Projekti me Djemtë e Rinj
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që do të shortlistohen. Të gjitha CV-të e sjella do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Linja e Këshillimit ju siguron për dhënien e shanseve të barabarta të gjithë kandidatëve.
Afati i dorezimit të aplikimeve është deri më datën 06.04.2015.

Tel. : 042233408
 


Apply
Back
Top