• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues/e shitjesh në dyqan

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
eppc kërkon përfaqësues/e shitjesh në dyqan për klientin e saj, lider ne Shqipëri dhe në tregun botëror në fushën e pllakave, hidrosanitareve, kuzhinave, sistemeve të ndërtimit dhe planifikimit të hapësirave të brendshme të banimit dhe tregtare.


Qëllimi kryesor i punës:

Puna e përfaqësueses së shitjes, konsiston në ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve, shitjen e produkteve dhe shërbimeve, ndjekja e proçeseve të punës siç është e përcaktuar në udhëzimet e shitjeve dhe politikat të kompanisë, kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientit dhe arritjen e objektivave të paracaktura të shitjes.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Ekperiencë të mëparshme në fushën e shitjeve, eksperienca në fushën e pllakave dhe hidrosanitareve përbën avantazh;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
• Të jetë person energjik dhe i/e motivuar;
• Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
• I/e gatshme të punojë me turne;
• Përdorim shumë i mirë i paketës Microsoft Office dhe Internetit;
• Të ketë arsim të mesëm, diploma universitare përbën avantazh.


Të dhënat:

Pozicioni:
Përfaqësues/e shitjesh në dyqan;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Raporton tek: Manaxheri i shitjeve;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidates;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 07.04.2015


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top