• Oferta pune premium

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Tiranë, ofroj vend pune Financier/e - Tiranë
________________________________________
“Concept & Design” shpk është një shoqëri e cila operon në fushën e reklamave dhe publicitetit dhe aktualisht po kërkon një Financier/e.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Kandidati ideal është përgjegjës/e për planifikimin, ekzekutimin dhe koordinimin e cështjeve në lidhje me financën, marrëdhëniet me fiskun si dhe cështjet e administratës.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha operacionet financiare të kompanisë;
• Kontrollon dhe siguron një performance të mire financiare në punë;
• Menaxhon, koordinon dhe kontrollon te gjitha aktivitet me palet e treta të lidhura ngushtë me cështjet financiare të kompanisë;
• Menaxhon dhe kontrollon cështjet administrative të lidhura me logjistikën, regjistrimet e faturave dhe magazinën qëndrore;
• Menaxhon në mënyrë proaktive ndryshimet sipas politikave apo projekteve të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet;
• Minimalisht 3 vjet experience pune në të njëjtin pozicion;
• Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer Alpha Platinium (Kriter i domosdoshëm);
• Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim dhe menaxhim performance;
• Aftësi të mira organizative;
• Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.

Të dhënat:

Pozicioni: Financier/e;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Pagë konkurruese;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 29 Mars 2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: office@conceptdesign.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
__________________
 


Apply
Back
Top