• Mat, ofroj vend pune Ekonomiste

Kompania Albchrome kërkon të punësojë një
Ekonomiste,
I/E cila do të punojë me orar të plotë pranë Uzines se Ferrokromit Burrel.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Regjistron dhe paraqet informacione me bazë financiare. rakordon dhe mirëmban
llogari financiare dhe përgatit raporte financiare. Ndihmon ne perpilimin e liteprezences.
Ndihmon ne supervizimin e Magazines.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Ekonomist/ja punon pranë Uzines se Ferrokromit Burrel nën supervizimin e Administratorit Lokal dhe kryen këto detyra:

• Rakordon dhe mirëmban dokumentacion financiar apo te magazines me zyren Qendrore Tirane;
• Pergatit dokumentacionin mbështetës te pagesave sipas procedurave të shoqërisë deri në firmosjen e tyre;.
• Miremban listen e furnitoreve/klienteve dhe kryen rakordime periodike;
• Përgatit raporte me bazë financiare të përgjithshme dhe asiston në plotësimin e projekteve financiare në vecanti;
• Mirëmban dhe siguron informacione të tjera me bazë financiare duke ruajtur konfidencialitet të plote;
• Pikë kontakti për korrigjimin e gabimeve të mundshme ne veprimtaritë financiare të zyrës;
• Oranizon dhe mirëmban kontrollin financiar në përputhje me praktikat e shoqërisë dhe me legjislacionin në fuqi;
• Harton dhe rakordon listeprezencen e Uzines dhe e paraqet per aprovim;
• Supervizon magazinen, hyrjet daljet dhe dokumentacionin perkates;
• Kryen funksione te tjera administrative;
• Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Lokal.

Kerkesat minimale dhe kualifikimet
Edukimi: Diplomë Universitare në Financë; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Financë”.
Eksperience Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet;
Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, sistematike dhe i/e rregullt;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
• Afësi të shkëlqyera analitike;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri shumë të mira kompjuterike, sidomos paketën MS Office;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura përpara datës 14.03.2015:
• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K
Rr. Budi, Classic Construcion kati II,
Tiranë, Shqipëri
 


Apply
Back
Top