• Tirane, ofroj vend pune Administratore Rrjeti (femer)

Herbal Line Albania eshte nje nga kompanite me prestigjoze ne Shqiperi, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice ne sektorin Health & Beauty.
Ajo eshte e fokusuar ne produktet me origjinë bimore për përdorim mjekësor dhe në fushën e kozmetikës. Produktet e saj jane 100% bio-organike dhe të prodhuara nga kompani të njohura mbarëbotërore për këtë qëllim.

Permbledhja e Pozicionit (Administratore Rrjeti)

Pozicioni i Administratores se Rrjetit konsiston ne krijimin, konsolidimin dhe ruajtjen e kontakteve ne version elektronik dhe telefon mes klienteve dhe kompanise.
Ky pozicion kerkon gershetimin e nje sere aftesish ne fusha te ndryshme, te tilla si aftesi komunikuese, njohuri te mira ne fushen e mjekesise dhe kozmetikes, aftesi drejtuese dhe menaxhuese, aftesi ne zgjidhjen e konflikteve, etj.

Administratorja e rrjetit duhet t'i ofroje klienitit nje nivel te larte sherbimi, ne perputhje me standartet dhe objektivat e kompanise.

Kriteret

1- Te kete mbaruar fakultetin ne shkencat mjekesore (mjekesi, infermieri).

2- Te njohe programet kompjuterike baze (word, excel).

3- Te kete aftesi te mira profesionale, komunikuese dhe menaxhuese.

4- Te kete integritet dhe besueshmeri.

5- Te jete e afte te punoje e pavarur si edhe te nderveproje ne grup.

6- Mosha: 25-35 vjec.

Kandidatet duhet te paraqesin CV ku te specifikohen te gjitha eksperiencat e puneve te meparshme dhe leter interesi. Referencat e meparshme do te ishin te mirepritura.

Paga e kenaqshme.

Kandidatet duhet te dergojne CV ne adresen: yzeiriroland@yahoo.com.
Do te komunikohen vetëm CV-te qe kane kaluar ne fazen e dyte te aplikimit.
 


Apply
Back
Top