• Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier Kimist

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria Albchrome SHPK kërkon të punësojë një Inxhinier Kimist, Laboratori, Sektori i Analizave, i cili do të ponojë me orar të plotë pranë Uzinës së Ferrokromit Elbasan.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Nën supervizimin direkt të Shefit dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Drejtorit të Cilësisë dhe/apo Administratorit Lokal, Inxhinieri Kimist mbulon sektorin e analizave të laboratorit, nga marrja e kampionit të përpunuar deri në nxjerrjen përfundimtare të rezultateve të analizave.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Inxhinieri Kimist i punon pranë Uzinës së Ferrokromit Elbasan nën supervizimin direkt të Shefit të Laboratorit dhe kryen këto detyra:

1. Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe funksionimin normal të aparaturave dhe të ambjetit të punës;
2. Në raste kur kostatohen anomali të funksionimit të paisjeve dhe aparteve laboratorike: njoftohon menjeherë shefin e laboratorit dhe mban shënime mbi anomalitë e konstatuara në mënyre sa më të detajuar (fenomenet e vëna re, koha e ndodhjes etc);
3. Përgjegjës për marrjen dhe dorëzimin e turneve si dhe dorëzimin e procesverbaleve përkatese. Para hartimit dhe firmosjes së proces-verbalit të marrjes dhe dorzimit të turnit, bën kontrollin dhe verifikimin e funksionimit të paisjeve, aparaturave dhe materialve e mjeteve të tjera që lidhen me funksionimin e laboratorit;
4. Zbaton me përpikmëri procedurat e analizave si dhe rregullat e manipulimit të mjeteve dhe paisjeve për punë;
5. Mbas përfundimit të analizave operative Fe-Cr dhe Skorjes, harton certifikatën e analizave e dorëzon atë tek paneli i furrave ose tek përgjegjësi i turnit përkates;
6. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Shefi i Laboratorit, Drejtori i Cilësisë dhe/apo Administratori Lokal.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Kimike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 4 vjet;
Aftësi:
• Të ketë njohje të shkëlqyera të procedurës së marjes së analizës në një Laborator Metalurgjik;
• Të ketë eksperiencë në përpunim kampioni, minerali i Kromit dhe Ferrokromit;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura përpara datës 10.02.2015:
• CV të Detajuar;
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.
 


Apply
Back
Top