• Gjirokastër, Ofroj vend pune Drejtor Rajonal

Gjirokaster
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për vend të lirë pune

Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Drejtor Rajonal
- Rajoni nr. 5 qe mbulon degët Gjirokastër, Tepelenë, Përmet me qendër në Gjirokastër

Detyrat e përgjithshme
• Mbikqyr përditshmërisht të gjithe veprimtarinë e degëve ne varesi te tij/saj.
• Është përgjegjës për kordinimin e të gjitha veprimeve me të tretët, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe produktivitetit të degëve që mbulon, mbi bazën e vlerësimit, raportimit, dhe monitorimit të vazhdueshëm të të gjithë treguesve të performances së degëve.
• Është përgjegjës për realizimin e objektivave mujore të rajonit të vendosura dhe dakordësuar paraprakisht.

Kualifikimi dhe eksperienca
• Të ketë përfunduar studimet e larta në degët Ekonomi, Financë, degët e Universitetit Bujqesor dhe/ose në fusha të ngjashme.
• Të ketë 5 vjet eksperiencë pune.
• Eksperienca e punës në fushën e Menaxhimit dhe të Kredisë ështe avantazh.
• Të ketë njohuri të programeve kompjuterike të paketës Microsoft office.
• Të ketë njohuri të Gjuhes angleze dhe të terminologjisë së biznesit/bankës
• Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
• Kualifikimet dhe treinimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh.

Personat e interesuar duhet te sjellin ne adresen tone brenda datës 09/02/2015 dokumentacionin e poshtecituar:
• Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
• CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional
• Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
• Dokument identiteti.
• Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (libreze pune, vërtetim nga punëdhënësi)
• Dëshmi penaliteti
• Letër reference
 


Apply
Back
Top