• “Jurist në Sektorin Ligjor”

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF” sh.a., kërkon të punësojë:
“Jurist në Sektorin Ligjor”

Detyrat e përgjithshme
• Të ndjekë procedurat ligjore për trajtimin e kredive te cilat janë ne proces gjyqësor dhe përmbarimor për ekzekutimin e detyrimeve.
• Të analizojë dhe përgatisë dosjet e çështjeve ligjore në gjykatë dhe përmbarim duke përgatitur një listë të përditësuar me dokumentacionin e kërkuar si domosdoshmëri për të ulur rrezikun ligjor.
• Të marrë pjesë në proceset gjyqësore të zgjidhjes së konflikteve.
• Të japë mbështetje ligjore, të draftojë dhe rishikojë kontrata apo marrëveshje të tjera.

Kualifikimi dhe eksperienca

 Të ketë përfunduar studimet e larta Bachelor dhe Master në fushën juridike.
 Të ketë eksperiencë pune si Jurist të paktën 2 vjet.
 Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
 Të zotërojë gjuhën angleze.
 Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
 Kualifikimet dhe treinimet si jurist në fushën bankare dhe/ose në fushën e çështjeve gjyqësore dhe përmbarimore përbëjnë avantazh.

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën e Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a., Rruga “Dervish Hima”, Nr. 4, Tiranë, brenda datës 09/02/2015 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumente të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara).
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi).
6. Dëshmi penaliteti.
7. Letër Reference

Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top