• Tirane, ofroj vend pune Specialist Mekanik

eppc kërkon Specialist Mekanik për klientin e saj, linjë konvertimi vëndase.

Qëllimi kryesor i punës:

Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është ruajtja dhe mirëfunksionimi i të gjithë linjës, sistemeve dhe pajisjeve mekanike me qëllim sigurimin e funksionimit të tyre, ruajtjen e cilësisë dhe rritjen e eficencës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Arsimi i mesëm profesional mundësisht në profilin mekanik (Diploma Universitare përbën avantazh);
• Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
• Të ketë njohje të materialeve dhe pajisjeve;
• Njohja e gjuhës Italiane, është domosdoshmëri;
• Të jetë i shkathët, korrekt dhe me aftësi të mira komunikimi.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist Mekanik;
Vendndodhja: Vorë;
Orari: 48 orë në javë;
Raporton tek: Përgjegjësi i Prodhimit;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidatit;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 02.02.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top