DAP

  • AL, Tiranë ofroj vend pune ne funksionin e Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Integrimit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

SEKRETAR I PERGJITHSHEM
Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Sekretar i Pergjithshem, ne Ministrine e Integrimit Europian.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar Arsimin e Larte ne nje nga deget Ekonomik ose Drejtesi, perbejne avantazh studimet dhe kualifikimet pasuniversitare
Te kete jo me pak se 3 vjet eksperience ne pune
Te zoteroje gjuhen angleze
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit eshte ne kategorine I-b (112706 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 08.05.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit (nese ka), vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 11.05.2006 ne seline e Ministrise se Integrimit Europian do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet mbi njohurite per menaxhimin e burimeve njerezore dhe financat ne sektorin publik, organizimin dhe funksionimin e administrates publike, legjislacionin ne fushen e prokurimeve, legjislacionin e procedurave administrative, legjislacioni ne fushen e etikes dhe te parandalimit te konfliktit te interesave, njohuri mbi gjuhen angleze (paraqitja nen nivelin mesatar perben skualifikim te kandidatit), dhe ne vecanti mbi rekomandimet e qeverise ne lidhje me synimet themelore dhe reformat me te rendesishme te qeverisjes per zhvillim dhe integrim (Programi i Qeverise www.keshilliministrave.al) si dhe kandidatet duhet te paraqesin nje vizion te tyre mbi menyren e organizimit dhe te menaxhimit te Ministrise
 
Back
Top