• Mat, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Shoqëria Albchrome kërkon të punësojë një Inxhinier Mekanik, i cili do të punojë me orar të plotë pranë Uzines së FerroKromit Burrel

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Përmirëson, rishikon dhe implementon procedurat e sigurisë në punë duke u bazuar në Rregulloren e Sigurimit Teknik dhe praktika të tjera bashkëkohore. Përgjegjës për përmirësimin e njohjes dhe zbatimit të Rregullores së Sigurimit Teknik nga të gjithë punonjësit, duke ofruar trajnime dhe kurse të tjera dhe duke hartuar procedura ndëshkuese në të kundërt. Investigon të gjithë shqetësimet e mundshme që kanë të bëjnë me sigurinë në punë dhe identifikon rrezqe të mundshme duke ofruar rekomandime dhe udhëzime në mënyrë që të parandalojë aksidentet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Inxhinieri punon pranë Uzines së FerroKromit Burrel nën supervizimin direkt të Kryeinxhinierit dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit Lokal dhe kryen këto detyra:

1. Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjithë Uzinen;
2. Rishikon procedurat dhe sistemet e sigurimit teknik në vazhdimësi dhe përmirëson praktikat e punës në mënyrë që të rritet siguria në punë;
3. Dizenjon strategji të cilat minimizojn rrisqet në punë;
4. Promovon rëndësinë e sigurisë në punë në të gjithë stafin e Uzines;
5. Inspekton të gjithë aktivitetin në Uzinë, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
6. Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit teknik;
7. Ofron trajnime rreth sigurisë në punë;
8. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Krye Inxhinieri dhe/apo Administratori Lokal.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar në kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;
Aftësi:
• Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura deri me dt. 17.01.2015:
• CV të Detajuar;
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: info@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.
 


Apply
Back
Top