• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST RAPORTIMESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NOA kërkon të rekrutojë për Zyrat e saj Qendrore, në Departamentin e Financës, Njësia e Raportimit një:

SPECIALIST RAPORTIMESH​

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

1. Përgatitja dhe rishikimi në baza ditore, javore, mujore, tremujore dhe vjetore i raporteve të kërkuara së brendshmi nga departamentet dhe degët e NOA;
2. Përgatitja dhe rishikimi i raporteve periodike për palët e treta: Banka Qendrore e Shqipërisë, NOA Holding, huadhënësve, dhe organeve të tjera rregullatore;
3. Suporti dhe pjesëmarrja në ndërtimin dhe automatizimin e raporteve;
4. Ofron opinion dhe komente për Menaxherin e Njësisë së Raportimit lidhur me ndryshimet e nevojshme për formatin e raporteve të performancës të stafit dhe skemat e bonusit;
5. Monitorimi dhe siguruar identifikimin në kohë dhe përputhshmërinë me kërkesat në zhvillim e raportimit për palët e brendshme dhe të jashtme;
6. Ndjekja, zbatimi i procedurave dhe rregulloreve në fuqi si dhe identifikimi në kohë i problematikave të mundshme;
7. Pjesëmarrje në grupe pune dhe komitete sipas kërkesës së Menaxherit.


Kërkesat e pozicionit:

1. Diplomë universitare në Informatikë Ekonomike ose Financë;
2. Eksperienca në fushën e raportimeve është e preferueshme;
3. Aftësi shumë të mira të Gjuhës Angleze;
4. Njohuri shumë të mira në Microsoft excel dhe Access;
5. Aftësi të mira të punës në grup si dhe në mënyrë individuale;
6. Aftësi shumë të mira komunikimi personal, me shkrim dhe me gojë.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 13 janar 2015. Forma e aplikimit on line përmban edhe një letër motivimi përveç të dhënave të CV-së.
 
Back
Top