• Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania AlbChrome kërkon të punësojë një Recepsioniste e cila do të punojë me orar të plote pranë zyrave qëndrore në Tiranë.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Punonjësja/i është përgjegjëse për cështje administrative tek Zyrave qëndrore Tiranë, kryerjen e përkthimeve Anglisht-Shqip apo anasjelltas, administrimin e postës së Shoqërisë dhe një sërë detyrash të tjera administrative.

Ndër të tjera ajo/ai kryen:

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Recepsionistja punon nën supervizimin e Drejtorit të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe kryen këto detyra:
• Pikë kontakti kryesor për të gjithë vizitorët në Shoqëri, duke orientuar, asistuar dhe shoqëruar mbi bazë të objektit të vizitës.
• Luan rolin e sekretares së Administratorit të Përgithshëm duke lënë takime, mbajtur axhendën dhe kryer detyra të tjera administrative;
• Përkthen dokumentacion nga gjuha Angleze në gjuhë Shqipe (dhe anasjelltas), duke përfshirë edhe dokumentacion teknik;
• Ko-ordinon me të gjithë Departamentet në lidhje me cështje administrative;
• Pikë kontakti për postën dhe kancelaritë e Shoqërisë;
• Përgjegjëse për komunikimin në kontaktin kryesor telefonik te shoqërisë;
• Administron hyrjet dhe daljet e punonjësve dhe është përgjegjëse për plotësimin e regjistrit të lëvizjeve;
• Suport për stafin në aspektin e asistences teknike dhe materiale;
• Pikë kontakti për shpenzimet telefonike dhe permbledhjet e faturave mujore duke i raportuar cdo muaj;
• Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Përgjegjësit e Departamenteve dhe Administratori i Përgjithshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në një nga këto studime akademike: “Gjuhë të Huaja, Anglisht” “Shkenca Sociale” ose “Administrim Biznes”
Eksperience Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet; Përbën avantazh eksperienca si përkthyes.
Aftësi:
• Aftësi shumë të mira të Gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura deri me date 09 Janar 2015:
• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: info@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri
 


Apply
Back
Top