• Shkoder, ofroj vend pune Punonjes social

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Në kuadër të zgjerimit të projekteve që ofrojnë mbështetje për familjet në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror në Shkodër, Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një pozicion vakant.

Punonjës Social –Vendi i punës në Qytetin e Shkodrës

Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Shkodër është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.

Profili për pozicionin Punonjës Social
Ü Diplomë në punë sociale ose në një degë tjetër të ngjashme
Ü Eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë (e preferueshme të paktën 2 vjet)
Ü Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve
Ü Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet
Ü Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS
Ü Aftësi komunikuese
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup

Ofrohen
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për një eksperiencë të shkëlqyer në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 24.09.2008 në adresën elektronike të mëposhtme kërkesë për aplikim dhe curriculum vitae.

SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri
Tel & Fax: 04 378 517 ext 13
Email: [COLOR=#0000ff]soskd@soskd.org.al[/COLOR]

Tel. : +355 4 378 517
 


Apply
Back
Top