• Tirane, ofroj vend pune Gazetare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Në kuadër të projektit“ Partneritet për Ndryshim- Institucionalizimi i Aksesit në Drejtësi për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, nr 2013/332-164, mbështetur nga Bashkimi Europian, kërkohet një Konsultues per Median për aksesin në drejtësi për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri. Personi konsultues për median do të jetë në kontakt me median për pergaitjen e informacioneve në media, trajnimin e gazetarve rreth aksesit në drejtësi për PAK, dhe mbledhjen në terren dhe në institucionet e drejtësise informacione që kanë të bëjnë me aksesin në drejtësi për personat me aftësi të kufizuar.
Disa prej kritereve kualifikuese janë:
- Të jetë diplomuar për Gazetari
- Të ketë të paktën 5 vjetë eksperiencë me median në Shqiperi
- Të ketë njohuri dhe eksperiencë në projekte me EU apo të tjerë, e perferueshme në fushën e aftësisë së kufizuar apo kategori të tjera sociale
- Të njoh mirë legjislacionin Kombëtar, Europian dhe Ndërkombëtar në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, veçanërisht me median
- Te monitoroj median e shkruar dhe ate elektronike per trajtimin e çështjeve të afësisë së kufizuar
- Të njoh mirë gjuhën Angleze
- Të jetë i/e aftë të punoj në grup
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe ndërveprimi
- Të jetë në gjendje të punoj në afate të përcaktuara dhe të ngjeshura
- Të jetë fleksibël për udhetime në qytete të ndryshme të Shqipërisë

Nëse plotësoni kriteret dhe jeni të interesuar për këtë pozicion pune do t’ju luteshim të na dergonit CV deri më datën 17 Dhjetor 2014, ora 17.00 në adresën shvshal@yahoo.com me subjekt: Konsultues per Median
Vetëm kandidatët e perzgjedhur do të kontaktohen për intervistë!
 


Apply
Back
Top