• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kostoist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Inxhinier Kostoist

 QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT
Inxhinieri i Kostos dhe Preventivimit eshte pergjegjes per perllogaritjen e kostove dhe preventivave sipas zerave te kerkuara ne projekt.
• Harton dhe zberthen preventivat e objekteve te planifikuara per ndertim.
• Harton analizat teknike te zerave te punes bazuar mbi cmimet e materialeve
• Harton normat e punes dhe pagesat per njesi
• Zberthen ne sasi dhe vlere punimet e situacionuara
• Shqyrton dhe miraton situacionet mujore;
• Harton situacionet mujore per tu raportuar prane drejtorise te Tatim Taksave;
• Nxjerr koeficiente tekniko – ekonomik qe sherbejne per planifikim fondi sipas llojit te ndertimit;

 KRITERET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

I DOMOSDOSHËM
EDUKIMI / KUALIFIKIMI:
Inxhinieri Ndertimi, mesatarja mbi 8.5
EKSPERIENCA NË PUNË:
Minimumi 5 vite experience pune ne kosto-preventim
GJUHE TE HUAJA
Anglisht
Preferohet
Italisht
NJOHURI KOMPJUTERIKE:
Microsoft office, Autocad
Preferohet
Programe profesionale
AFTËSI NDËRPERSONALE:
• Te kete aftesi shume te mira bashkepunimi ne punen ne grup;
• Të ketë inisiativë;
• Të jetë i orientuar drejt rezultateve;
• Te kete aftesi te mira komunikimi;
TË TJERA:
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 21 Dhjetor 2014, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top