• Tirane, ofroj vend pune Medical representative

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Farma Net Albania, kryen aktivitetin e saj në fushën e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve farmaceutike, kozmetike, dermokozmetike, ortopedike si dhe pajisje spitalore dhe kirurgjikale. Kompania u krijua në korrik të vitit 2009 me qëllim krijimin e një rrjeti zinxhir farmacish në Shqipëri nën emrin Farma Net Albania. Farma Net Albania është duke kërkuar të punësojë:

Medical Representative

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:


  • Të kenë mbaruar shkollën e lartë për Mjekësi/Farmaci
  • Të kenë të pakten 2-vjet përvojë në këtë sektor
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze
  • Njohuri të programeve bazë të Microsoft Office
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese e negociuese
  • Gadishmëri për të udhëtuar shpesh dhe leje drejtimi të vlefshme, klasi B.


Detyrat/Përgjegjësitë:


  • Të prezantojë produktet nga portofoli i Farma Net Albania tek të gjithë profesionistët e shëndetësisë
  • Të gjenerojë shitje të produkteve
  • Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre produkteve në vazhdimësi
  • Të kryejë vizita e të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) meprofesionistët e shëndetësisë
  • Të monitorojë ecurinë e produkteve nëpër farmaci
  • Të përgatisë e paraqesë në mënyrë periodike dhe / ose sipas rastit raporte në lidhje me marrëdhëniet me profesionistët e shëndetësisë si dhe të propozojë veprime që mund të ndërmerren për të përmirësuar rezultatet e kërkuara




Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV në adresën e mëposhtme :

e-mail: info@farma-net.com
Tel: +355 4 450 4724
Afati i fundit i Aplikimit: 30/11/2014

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për Intervistë

Tel. : +35544504724

Tel. : 04 450 4724
 


Apply WhatsApp
Back
Top