• Thirrje per aplikim per kontraktimin e nje Kompanie Peshkimi nga ShHSh ne kuader te projektit NETCET

Shqiperi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania

Shoqata e Herpetofaunës Shqiptare

Përshkrimi i Kompanisë

Shoqata e Herpetofaunës Shqiptare (SHHSH) është një shoqatë jo fitimprurëse e cila punon ne monitorimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të llojeve të reptilëve e amfibëve të rrezikuar në Shqipëri. E themeluar në vitin 2001, kjo shoqatë sot përmban rreth 70 anëtarë dhe drejtohet nga herpetologu i famshëm Shqiptar Prof. Dr. Idriz Haxhiu. Buxheti i SHHSH bazohet në projekte të ndryshme mjedisore të financuara nga programe të ndryshme kombtare dhe ndërkombëtare.

SHHSH ka udhëhequr një sërë projektesh mjedisore dhe më i fundit është “Network for the Conservation of Cetaceans and Sea Turtles in Adritik” (NETCET), një projekt ndërkombëtar midis të gjithë vendeve të Adriatikut që financohet nga programi IPA CBC (http://netcet.eu/). Në këtë projekt SHHSH koordinon të gjithë veprimtaritë lidhur me breshkat detare në vendin tonë.

Pozicioni vakant

Shoqata e Herpetofaunës Shqiptare shpall thirrjen për vend vakant për ekspert i jashtëm: Peshkatar

Përshkrimi i punës

Fituesi juridik ose fizik i kësaj thirrje do të merret me transportin e breshkave detare të kapura në mënyrë rastësore në rrjetat e peshkimit nga deti në tokë dhe anasjelltas. Ai do të vërë në dispozicion të këtij projekti mjetet e tij të peshkimit, mjete lundruese dhe fuqinë punëtore.

Aftësitë dhe eksperienca

Preferohen subjekte juridike të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në Gjirin e Rodonit dhe Drinit, pranë Lagunës së Patokut, për shkak të pozicionimit të popullatës së këtyre breshkave në këtë zonë. Eksperienca e punës me këto lloje gjallesash ose gjallesa të tjera të rrezikuara detare është faktor favorizues.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e poshtëshënuar përmes postës elektronike në vilmapiroli@gmail.com ose në adresën postarenë adresën: Rr. Myslym Shyri, P. 10, Sh. 1, Ap. 3 Tiranë, duke nisur nga data 14 Nëntor-28 Nëntor 2014 në orën 12.00.

Dokumentacioni i aplikantëve

1. Dokument identifikimi
2. Liçencë ose kontratë me entet përkatese që kanë të drejtë për të ushtruar aktivitetin të peshkimit.
3. Lejen e QKR nga Ministria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës.
4. Vërtetim dëshmi nga gjykata.
5. Vërtetim dëshmi nga prokuroria.
6. Deklaratë që vërtetojnë që nuk janë në konflik interersi me asnjë nga antarët e komisionit të vlersimit.
7. Përshkrim të pajisjeve teknike, mjetet dhe infrastruktuën që ofertuesi do verë në dispozicion për kryerjen e shërbimit që i kërkohet për të realizuar .
8. Numri i specilistëve dhe puntorëve që do të marrin pjesë në realizimin e
shërbimit.
9. Kritere dhe detyrimet që përjashtojnë subjektin nga tenderi janë:
a. Subjekti ka aktivitet të falimentuar.
b. Janë persona fizik apo juridik të dënuar ose kanë proces penal të hapur.
c. Nuk kanë paguar detyrimet e tyre në lidhje me kontributet e sigurimeve shoqërore në përputhje me ligjet në fuqi
d. Nuk respektojnë datën dhe orën e përcaktuar për realizimin e tenderit
e. Ka pasaktësi në plotësimin e dokumentave të ofertës.

Ju falenderojmë për interesimin dhe ju lutemi të na kontaktoni në mënyrat e kontaktit të vëna në dispozicion për cfarëdolloj pyetje apo paqartësie.

Me respekt:

MSc. Vilma PIROLI
Koordinator i Projektit NETCET
Shoqata e Herpetofaunës Shqiptare
Adresa: Rr. Myslym Shyri, P. 10, Sh. 1, Ap. 3 Tiranë
Email: vilmapiroli@gmail.com
 


Apply
Back
Top